Mirëqenie

November 21, 2020 | 8:02

Dy vitaminat që ju ndihmojnë të forconi sistemin imunitar këtë periudhë

Në këtë periudhë pandemie mbrojtja e trupit tonë duhet të jetë misioni ynë më i rëndësishëm. Ndërkohë që jemi në pritje të mbërritjes dhe shpërndarjes së vaksinës së koronavirusit, ne duhet të përpiqemi të gjejmë vitaminat më të mira, për të forcuar sistemin tonë imunitar. Midis këtyre dallohen vitaminat B6 dhe B12. Mund t’i marrim përmes suplementeve, por edhe me ushqimin e përditshëm.

Funksioni i tyre

Kur sugjerojmë të merrni këto vitamina të dobishme për mirëqenien tonë, gjithmonë kemi parasysh mendimin e mjekut tonë të përgjithshëm. Le të kujtojmë se secili prej nesh është i ndryshëm dhe secili organizëm mund të reagojë ndryshe ndaj ushqimeve që ne prezantojmë.

Funksionet kryesore të vitaminës B6 dhe B12:

  • Ato japin një kontribut themelor në formimin e qelizave të kuqe të gjakut
  • Janë aleatë të rëndësishëm në parandalimin e lodhjes dhe në rregullimin e të ashtuquajturave ndryshime të humorit
  • Kufizojnë fillimin e stresit
  • Lehtësojnë migrenën dhe dhimbjen e kokës
  • Janë veçanërisht të përshtatshme për gratë, gjatë ciklit menstrual

Kjo është arsyeja pse ne mund të themi se këto janë dy vitaminat më të mira për të marrë në këtë periudhë për të rritur mbrojtjen tonë imune.

Ku mund të gjenden?

Këto dy vitamina, të cilat sipas një studimi të raportuar edhe në Revistën Amerikane Bmj ndihmojnë në zhvillimin mendor, janë të pranishme në këto ushqime:

  • Mëlçi
  • Molusqe
  • Mish pule
  • Qumësht
  • Vezët
  • Patate dhe bishtajore
  • Spinaq dhe fruta.

Në këto ushqime ne gjejmë të gjitha vlerat e nevojshme për të parandaluar anemitë, për të hequr stresin dhe dobësinë fizike. Siç e thamë në fillim, duhet të kemi kujdes që të mos marrim shumë, sepse sasitë e tepërta mund të dëmtojnë trupin tonë. Për këtë arsye, në rast të një mungese fiziologjike, ne nuk duhet të marrim vendime pa u konsultuar me mjekun.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top