Studim

November 21, 2020 | 8:04

Ndotja i ekspozon të moshuarit ndaj një rreziku më të madh depresioni dhe rënie të aftësive njohëse

A mund të lidhet ndotja edhe me fillimin e depresionit dhe rënien e aftësive njohëse në moshën e vjetër? Sipas një studimi të ri, të kryer nga Universiteti i Kalifornisë Jugore, ekziston një lidhje midis ekspozimit ndaj ajrit të ndotur dhe shfaqjes së këtyre shqetësimeve.

Të rriturit e moshuar që thithin ajër të ndotur rrezikojnë të kenë rritje të simptomave të depresionit dhe mund të përjetojnë më lehtë rënie të aftësive njohëse. Kjo mbështetet nga një studim amerikan i botuar në Journal of the American Geriatrics Society.

Hulumtimi mori një kampion prej 1.583 grave të moshës mbi 80 vjeç, pa probleme të aftësive njohëse, të cilat kryen deri në gjashtë vlerësime vjetore të kujtesës dhe iu nënshtruan pyetësorit të Shkallës së Depresionit Geriatrik. Shkencëtarët vëzhguan efektin e ndotësve të ndryshëm të ajrit në mirëqenien e tyre mendore dhe zbuluan se ekspozimi afatgjatë ndaj dioksidit të azotit ose ndotjes së ajrit me grimca të imëta shoqërohej me një rritje të simptomave depresive.

Ky ishte vetëm një efekt i vogël, por studimi sugjeron që simptomat depresive mund të luajnë një rol në lidhjen e ekspozimit ndaj ndotjes afatgjatë të ajrit dhe rënies së kujtesës më shumë se 10 vjet pas ekspozimit.

“Ky është studimi i parë që tregon se si ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit ndikon në simptomat depresive dhe rënies së kujtesës”, tha Andrew Petkus, autori kryesor i studimit.

Një tjetër autor i studimit shtoi:

“Ne e dimë që ekspozimet e jetës së vonë ndaj ndotësve të ajrit përshpejtojnë plakjen e trurit dhe rrisin rrezikun e demencës, por gjetjet tona të reja sugjerojnë që popullatat e moshuara mund t’i përgjigjen neurotoksicitetit të ndotjes së ajrit në një mënyrë tjetër që duhet të hulumtohet”.

Të njëjtët autorë pranojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të verifikuar dhe kuptuar mirë se cilat janë efektet negative të ndotjes tek të moshuarit. Ky është padyshim një aspekt për t’u eksploruar, gjithashtu duke marrë parasysh që shkencëtarët thonë se këto efekte të dëmshme të ndotjes fillojnë “punën” e tyre shumë vite para shfaqjes së çrregullimeve të vërteta mendore.

 

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top