E ardhmja nuk mund të garantohet, por vetëm të planifikohet! Stresi më së shumti paraqitet në jetën tonë kur përpiqemi ta kontrollojmë të pakontrollueshmen. E ardhmja, pa asnjë dyshim, është e pakontrollueshme për të gjithë ne.
Vehbi Zeqiri, Fondacioni për Lidership dhe Avancim Personal
Edhe njerëzit më të ‘fuqishëm’ (të pasur, të pushtetshëm, të famshëm), nuk kanë mundur ta kontrollojnë të ardhmen dhe kanë dështuar mjerisht, përpos atyre që kanë punuar pro-njerëzimit, e jo kundër-njerëzimit.
Në sytë tanë, jeta e tyre (të ‘fuqishmëve’) dhe e pasardhësve të tyre,ishte e ‘siguruara/garantuara’, por nuk ndodhi kështu! Ata dështuan shumë më shpejt nga se mendonim ne?!
Pa dyshim që ti mund të planifikosh apo më mirë të them të parapërgatitesh për të ardhmen, por nuk ke asnjë garanci që do të shkoj sipas planit apo dëshirës sate.
Parapërgatitja mund ta zbus efektin negativ që e ardhmja mund të sjellë në jetën tënde. Gjithashtu parapërgatitja nënkupton edhe fleksibilitetin që duhet ta kesh në raport me rrethanat, situatat, dhe ngjarjet që mund të ndodhin në të ardhmen.
Pra, puno çdo ditë për përmirësimin e mirëqenies sate, por në fund të ditës, pavarësisht nga rrethanat, madhëroje Zotin për atë që ke mundur të arrish. Kjo do ta mbajë ekuilibrin tënd mes arrogancës dhe përulësisë/dobësisë së mundshme, dhe hap mundësinë e një jete të lumtur dhe të përmbushur.
Të lumët ata të cilët, pavarësisht nga situatat e rënda dhe negative që ndodhin në jetën e tyre, gjithmonë gjejnë rrugën dhe forcën si t’i tejkalojnë ato.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.