FB

July 19, 2022 | 19:51

E bija feston 3-vjetorin, këngëtarja e njohur ndan emocione zemre dhe mesazhe jete (Foto)

Sa e veçantë është në muzikë, po aq di të jetë dhe në përcjellje ndjesish. Këngëtarja e mirënjohur, Rona Nishliu, ndër të vetmet artiste të muzikës shqiptare që na çoi në pesëshen më të mirë në Eurovizion, sot feston një datë të rëndësishme në jetën e saj. Është ditëlindja e Noas, bijës së saj, për të cilën ka një urim zemre dhe mesazhesh për jetën.

fb_img_1658252477004

 

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Meqenëse me ju kam ndarë pothuajse çdo emocion personal dhe profesional, s’kam si të mos ndaj edhe emocionet që më fali ardhja e saj në jetën time, tre vjet më parë, gëzimi im parë, Vajza Noa, siç ka qejf ta thërras “xemla” ime e vogël!

Noa, për ty u luta çdo natë dhe gjatë…

E ti më lumturove, për herë të parë kur më dhe shenja se po rriteshe brenda meje, e pastaj edhe më shumë, si sot para 3 vjetëve, kur pas 17 orëve jo dhe aq të lehta e gjithë vonesa e komplikime, vendose të shkëputesh nga trupi im dhe më erdhe si bekimi më i çmuar në jetë.

Noa, dije mirë se ti je një mrekulli dhe unë thjesht të dua e të adhuroj.

Qofsh e gëzuar dhe e përmbushur me çdo gjë që të sjell jeta, fat e shëndet paç përherë, dëshirë e vullnet të mësosh e provosh, trimëri, guxim dhe mençuri ta sfidosh veten, e dashuri paç për gjithë universin. Noa, veç ji vetvetja, veç ec drejt, me mend në kokë, e kurrë mos e harro zemrën në kraharor. Jeta e fati qofshin bujare me ty “xemla” ime e vogël, e gëzofsh çdo sekondë të jetës.

Gëzuar 3 vjetorin e lindjes Vajza Noa!!!

TË DUA

 

fb_img_1658252473739 fb_img_1658252463810 fb_img_1658252461263 fb_img_1658252466780 fb_img_1658252458628

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top