FB

August 30, 2021 | 8:13

E dashur grua! Mos u ndje si viktimë se të iku mosha për një burrë, familja krijohet nga dashuria dhe jo nga frika e të qenit vetëm

 

 

E dashur grua, në një botë plot bullizëm, mobbing dhe paragjykime, nuk është e lehtë që ti të shkëlqesh! Sot ne jemi dëshmitarë të çdo dite, se sa e vështirë është të jesh grua dhe për më shumë, të harrosh se shumë herë ti je viktimizuar, dhe përsëri ti vendos të buzëqeshësh!

donila

Dr. Donila Pipa

 

Nuk është e lehtë të ndihesh e viktimizuar brenda familjes tënde, vetëm se je vajzë dhe jo djalë. Madje familja, prindërit, shkrepin armët kur lind djalë. Për prindërit, një djalë, në mentalitetin shqiptar është gjithçka, ndërsa për vajzën, e rëndësishme është të ketë një burrë apo dhe një pajë!

Nuk është e lehtë të jesh drejtuese, pasi shumë herë ti nuk merresh seriozisht, pasi një burrë shumë herë s’të shikon si të barabartë dhe ndonjëherë mbase ti mund të jesh  dhe më profesioniste.

Por, mos harrojmë që ndonjëherë janë edhe femrat ato që diskriminojnë njëra-tjetrën, ndodh edhe kështu…

Mos lejo veten të ndihesh viktimë, por ji krenare për atë që natyra të dha, buzëqeshjen dhe forcën edhe kur shpirti yt është copë-copë, pasi e di që ti duhet të mbijetosh!

E dashur grua, ti vendose të divorcohesh, pasi burri yt, harronte të kalonte kohën me ty, të të vlerësonte dhe të donte, dhe prapë ti u pe si viktimë, por jo, ti duhet të zgjedhësh të jesh krenare dhe të ecësh përpara, të ndjekësh ëndrrat dhe rrugën tënde!

1E dashur grua, që akoma nuk ke vendosur të martohesh, pasi liria dhe pavarësia për ty janë pa çmim, mos u ndje si një viktimë që të ikën mosha për një burrë, por ec përpara, pasi familja krijohet nga dashuria dhe jo nga frika e të qenit vetëm!

E dashur grua, që sot je strukur në mendimet negative të jetës, të mentalitet maskilist shqiptar, ec përpara me kokën lart, se je grua!

Sot bota ka nevojë për gra të forta, të cilat vetëm nëpërmjet forcës së tyre mund të sjellin ndryshimin e mentalitetit, të forcës dhe të shoqërisë që nuk ka rëndësi në qoftë se je burrë apo grua, por e rëndësishme është të mbetesh njeri me vlera, moral dhe dinjitet!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top