Posta

October 24, 2016 | 8:04

E drejtë apo e gabuar?

Kam zgjedhur të ndaj jetën me një person 15 vjet më të madh se unë. Jam 20-vjeçare. Ky fakt është shqetësim kryesisht i prindërve të mi që nuk pajtohen me idenë. Ai është i diplomuar dhe në punë të mirë, ndërsa unë vijoj studimet. A është e drejtë apo e gabuar kjo zgjedhje? Si t’ua mbush mendjen prindërve?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Përshëndetje e dashur shkruese. Për mua është shumë e vështirë të gjykoj se çfarë është e drejtë apo e gabuar në jetën apo zgjedhjet e dikujt tjetër. Zgjidhja dhe zgjedhja mbetet në dorën tuaj, por është e rëndësishme që përpara çdo vendimi të mund të keni parasysh disa elementë të marrëdhënies. Me apo diferencë moshe, përputhjet midis jush vlen që të jenë përveç ndjesore, mbi të gjitha objektive. Nëse dëshirat, qëllimet, parimet themelore dhe objektivat janë të ngjashme në perspektivën tuaj, atëherë vlen që të mund të konsumoni marrëdhënien me njëri-tjetrin, duke njohur akoma më shumë të ardhmen tuaj. Është e udhës që në parimet tuaja, të mund të përfshihet edhe mendimi që ju keni mbi prindërit. Nga letra juaj kuptoj se ju i respektoni prindërit tuaj dhe kërkoni që të mund të bëni veprime, të cilat përputhen dhe me “bekimin” e tyre, miratimin e ndërsjelltë. Për të arritur çfarëdolloj rezultati, është e rëndësishme që të mund të komunikoni hapur dhe qartësisht me prindërit. Lejojini ata që kuptojnë më shumë, duke ia bërë të njohur edhe më shumë gjendjen tuaj dhe partnerin në fjalë. Ju mund ta prezantoni atë në familje, dhe jo domosdoshmërisht prezantimi me familjen nënkupton përmbyllje të marrëveshjeve celebruese. Përkundrazi, ndihmon të gjitha palët që të mund të njihen më mirë me njëritjetrin. Ju uroj suksese!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top