Dashuria është një slitë emocionesh që askush nuk mund t’i parashikojë dhe as t’i kontrollojë. A e doni akoma dhe keni ndjenja të forta për ish-bashkëshortin apo partnerin tuaj? Mos u shqetësoni, më poshtë ndodhen disa këshilla se si ta harroni atë dhe të ecni përpara me jetën tuaj.
Nëse keni ende ndjenja për një ish, mos u turpëroni. Ju nuk jeni vetëm, shumë njerëz luftojnë për të kapërcyer një ndjenjë të së kaluarës dhe mund të marrë pak kohë, sepse çdo marrëdhënie është e ndryshme.
Të duash një ish është normale
Dashuria që dikur ndanit për ish-in tuaj thjesht nuk zbehet brenda natës dhe kjo është diçka për të cilën duhet të jeni të duruar me veten. Studimet tregojnë se, kur marrëdhënia përfundon, njerëzit mund të përballen me depresionin, ankthin dhe çështje të tjera të shëndetit mendor. Pra, është e kuptueshme që mund të kaloni një kohë të vështirë për t’i lënë pas këto ndjenja.
Si të harroni një ish
Nëse kohët i keni dhënë fund një marrëdhënieje, më poshtë janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të vazhdoni përpara:
1. Merruni me aktivitete
Një mendje boshe është veçanërisht e dëmshme për një zemër të thyer. Nëse jeni ulur në shtëpi duke menduar për ish-in tuaj dhe të gjitha kujtimet që keni ndarë, ju jeni duke e përgatitur veten për dështim. Megjithatë, nëse jeni të zënë, koha do të kalojë, dita do të ecë më shpejt dhe emocionet do të ecin bashkë me ju.
2. Fshijeni ish-in tuaj tërësisht nga kujtesa
Fshijeni plotësisht ish-in nga jeta juaj. Kjo përfshin numrin e tyre të telefonit, adresën, të gjitha platformat e mediave sociale, familjen, miqtë, të njohurit e ndërsjellë dhe gjithçka që ju lidh me të. Duke u varur pas gjërave që ju kujtojnë vazhdimisht ish-in tuaj, vetëm sa do të rrisë mërzitjen dhe srtesin. Nëse vërtet dëshironi të kapërceni ato emocione, duhet ta hiqni plotësisht nga jeta juaj.
3. Qëndroni larg mediave sociale
Nëse e doni ende ish-in tuaj, rrjetet sociale nuk do të jenë të dobishme. Do ta torturoni veten vetëm nëse shikoni nëpër platformat tuaja online. Thjesht imagjinoni që ish-i mund të shfaqet në instagramin tuaj, duke postuar një foto të re. Menjëherë dita juaj u shkatërrua.
4. Mos u nxitoni në marrëdhënie të reja
Të biesh në dashuri ndonjëherë mund të vijë shpejt dhe papritur. Megjithatë, me ndarjet, procesi i harrimit të dikujt mund të duket si fundi i botës. Por, kjo nuk do të thotë të nxitoni për të krijuar një marrëdhënie të re menjëherë. Në fakt, të sillni dikë të ri në “rrëmujën tuaj të emocioneve” është gjëja më e keqe e mundshme për të bërë.
5. Shkruaj një letër
Terapistët shpesh rekomandojnë të shkruani një letër si një mënyrë për t’u marrë me emocionet tuaja pas një ndarjeje ose një ngjarje tjetër të dhimbshme. Terapistja këshilluese Myriame Lyons, rekomandon që klientët e saj të shkruajnë një “letër lamtumire”. Në këtë letër, Lyon u kërkon pacientëve t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:
Çfarë do t’ju mungojë?
Çfarë do të çmoni?
Për çfarë mbani përgjegjësi?
Çfarë dëshironi për njëri-tjetrin?
Lyon beson se ky ushtrim ju jep një mundësi për të ndarë atë që ka mbetur pa u thënë. Një përfitim tjetër i kësaj forme është se nuk keni nevojë ta ndani letrën me ish-in tuaj për të marrë përfitimet e plota të shkrimit të gjithë kësaj. Zbulimi i këtyre përgjigjeve për veten tuaj mund të jetë i mjaftueshëm për të ecur përpara.
Përgatiti K.I / Burimi www.verywellmind.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.