FB

January 22, 2022 | 8:05

E dua veten dhe nuk dua të më gjykojnë

 

Të gjykosh është njësoj si të hedhësh një monedhë në ajër për të parë se çfarë do të bjerë: mund të jetë një person tjetër që gjykohet, por mund të jeni edhe ju subjekt gjykimi. E nëse jeni ju, pa dyshim nuk do t’ju pëlqente t’ju gjykonin pa asnjë arsye.

Nëse silleni sipas asaj që mendojnë njerëzit për ty, do të përfundoni duke jetuar jetën e dikujt tjetër dhe do të gaboni në çdo gjë. Sigurisht, nuk mund të bëni sikur dhe nuk mund ta shtyni jetën tuaj të mbyllur dhe pa shoqëri, por po ashtu as nuk mund të kushtëzoheni gjithmonë nga të tjerët.

Nëse jeni ju personi që gjykohet, nevojitet gjithmonë të mendoni që, për të kuptuar personin tjetër, është e nevojshme ta vini veten në vendin e tij.

Shpesh mund të ndodhë që në situata të caktuara të jetës të ndihemi të pakuptuar, të frustruar dhe, ndonjëherë kjo gjë ndikon negativisht edhe në vetëbesimin tonë. Na pëlqen që njerëzit të flasin mirë për ne, që të shqetësohen për ne dhe të na pranojnë. Nuk kanë rëndësi defektet, ose ajo që të tjerët shohin nga një tjetër këndvështrim. E vetmja gjë e sigurt është se të qenit kështu, sjellja që bëjmë dhe veprimet tona të na bëjnë të lumtur. Dhe kemi nevojë që njerëzit që na duan ta konsiderojnë këtë si gjëja më e rëndësishme.

Sidoqoftë, njerëzit që sot ju gjykojnë, me shumë gjasa po tregojnë më tepër gjëra për veten e tyre se sa për ju, ndaj duhet të jeni të fortë dhe të udhëhiqeni vetëm nga këshillat e të tjerëve dhe asnjëherë nga gjykimet e tyre.

Sigurisht, që nuk ju sugjerojmë të injoroni të vërtetën mbi mënyrën se si ndiheni kur dikush sillet në një situatë të veçantë. Po ashtu, edhe gjykimet tuaja duhet të jenë konstruktive dhe asnjëherë të tepruara. Shpesh do të shohim se gjërat janë më të bukura kur jemi më pak gjykues dhe më shumë të dashur. Mund të shijojmë esencën e një personi tjetër dhe momentet që ndajmë me të. Ndaj, edhe nëse vjehrra është tip i vështirë, nëse shoqja ju jep këshilla pa fund apo fëmijët nuk ju dëgjojnë dhe nuk shkojnë dhe aq mirë me mësime, përpiquni të shijoni më të mirën me secilin prej tyre. Ç’mund të jetë më e rëndësishme se sa të falim ngrohtësinë dhe dashurinë që kemi në zemër?!

Sidoqoftë, ka dy topologji njerësish: ata që i druhen gjykimit të të tjerëve dhe ata që nuk i marrin fare për bazë, që nuk preken dhe nuk ndikohen nga mendime të kota. I kemi listuar më poshtë:

  1. Janë të fiksuar pas gjykimit të të tjerëve

Nuk e thonë kurrë mendimin e tyre, nuk shprehen, nuk i mbrojnë idealet dhe nuk jetojnë ashtu siç do të duan. E gjithë kjo situatë aspak e këndshme vjen për shkak se kujdesen shumë për dukjen, fasadën. Nëse një ditë idealet e tyre ndryshojnë, e kanë të pamundur dhe nuk dinë se si të përshtaten dhe se si ta menaxhojnë këtë situatë.

  1. Nuk u intereson fare mendimi i të tjerëve

Nuk u intereson fare mendimi i njerëzve të tjerë. E shumta, mbështeten vetëm mendimet e njerëzve të rëndësishëm dhe që kanë njëfarë rëndësie për ta. Duke u sjellë në këtë mënyrë, ia dalin të kapin me forcë lumturinë, pa u druajtur se të tjerët mund t’i konsiderojnë si të pathyeshëm. Shpesh bien në kurthin e sjelljes agresive, u shpallin luftë idealeve për një çështje të caktuar. Në këtë rast, është e nevojshme të jenë thjesht vetvetja.

 

Përgatiti: Manjola EREQI   |   Burimi: PsychoWorld

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top