Në fokus

November 18, 2020 | 10:12

E qeshura është ngjitëse

Dihet se e qeshura të zgjat jetën, por tani studiuesit kanë arritur të zbulojnë se ajo është edhe ngjitëse. Ky është përfundimi i një studimi shkencor, që shpjegon mekanizmat me të cilat truri i përgjigjet stimujve emotivë të provokuar nga buzëqeshja dhe e qeshura.

Studimi i botuar në “The Journal of Neuroscience” thekson se kur dikush qesh, në trurin e atij që e dëgjon aktivizohen të njëjtat zona që “ndizen” kur edhe ata vetë janë duke qeshur.

Praktikisht, kur shohim dikë që qesh, truri ynë në mënyrë instinktive e imiton, duke vënë në punë muskujt e fytyrës. Është një mekanizëm “pasqyrë” që përforcon lidhjet shoqërore te njeriu. E qeshura prodhon në trurin tonë një efekt kaq të madh, njësoj sikur në atë moment të jemi vetë ne që qeshim.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 152

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top