Pika referimi

September 12, 2017 | 8:00

Nga Fatbardha Alimeta: Kush e vrau Doruntinën?

Legjendat shqiptare kanë treguar sa e fortë është besa e shqiptarit. Kanë treguar për fjalën e dhënë. Vëllai u ngrit nga varri e i solli Doruntinën nënës së vet. Po sot? Kush e vrau Doruntinën? Përse ne sot jemi shndërruar si një komb pa vlerë, në një vend pa histori, sepse nëse do të mburreshim për historinë tonë, nuk do të merreshim me gratë. Nuk do të degradonim në një shoqëri me vese.

Fatbardha Alimeta, psikologe këshillimi

Fatbardha Alimeta, psikologe këshillimi

Nëse kemi një Rozafë që u ngrit një kala, në Shkodër, e ku vëllai i tretë nuk e shkel besën, e muros gruan e tij për të mbajtur të fortë muret e kalasë.. Sot Rozafat mund t’i gjesh të murosura në muret e ndonjë gradaçele në Europë nga tutori vrasës që e nxori motrën dhe gruan prostitutë. E për të mos harruar historinë apo të kujtojmë prejardhjen tonë ilire, mbretëreshën Teutë, sot roli i gruas nëpërkëmbet edhe pse parlamenti ka një përfshirje më të madhe të grave në numër, po skeptike për sa i përket respektit dhe fuqisë që ato do kenë në parlament.

Le të kujtojmë se Kanuni i Lekë Dukagjinit nuk i prekte gratë dhe fëmijët. Sot burrat luftojnë me gratë. Ndoshta ka shumë arsye të dhunosh një grua nga të gjitha. Por krimi mbetet krim, e nuk e justifikon atë. Gruaja është ajo që sjell në jetë fëmijën, kujdeset për të gjithë, edhe për burrin dhunues. Pra ajo meriton respekt. Së pari duhet të kujtojmë që vetëm bashkë, duke korrigjuar gabimet tona burrë-grua, duke u përpjekur të ruajmë të paprekur familjen, shoqëria jonë do të bëjë hapa përpara.

Familja është bërthama e shoqërisë. Nuk duhet të harrojmë që t’u krijojmë fëmijëve tanë një familje të shëndoshë, u kemi dhënë atyre modelin më të mirë për të ardhmen e tyre nesër. Mos harrojmë historinë që i bën krenarë vërtet shqiptarët, atë kur burri dhe gruaja punonin përkrah njëri-tjetrit dhe me njëmijë sakrifica rritën dhe edukuan breza.

Le të kujtojmë se ne jemi pasardhës të Kastriotëve dhe se më të shenjtë se familjen e atdheun, shqiptari nuk ka pasur e nuk duhet të ketë.

“Po dëgjoj trokthin e një kali nëpër natë. Hape derën nënë, të kam sjellë Doruntinën. Mos bir, Doruntina ka vdekur! Jo nënë, Doruntina është këtu. Ja, ta solla!”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top