Këshilla & Arsye

August 3, 2016 | 7:35

E vërteta lakuriq. Gjithçka që burrat nuk e thonë kurrë, por që gratë duhet ta dinë

Mendja mashkullore është një territor i panjohur dhe, pa mjetet e duhura, do të vazhdojë të mbetet po i tillë. Por tani gratë kanë mundësi të mos vijnë më rrotull në errësirë! Më në fund, një libër që zbulon se çfarë ka vërtet në zemrën dhe mendjen e burrave, por që nuk del kurrë nga goja e tyre. Le ta themi një herë e përgjithmonë: të kërkosh të kuptosh se çfarë ka në mendje një burrë është diçka që duam ta bëjmë të gjitha, por rrallëherë ia dalim. E vërteta është se ne, gratë, kemi sot më tepër informacione për të vlerësuar anijet hapësinore sesa për të kuptuar burrat. Ky libër lindi pikërisht nga nevoja për t’u çliruar prej zhgënjimit që ndjejmë nga ky terr padijeje. Dhe kush mund ta zbulojë këtë mister më mirë se një burrë? Një që është paksa edhe në anën e grave dhe i gatshëm të punojë si spiun i tyre, të na tregojë rrëfime, shaka e mendime të burrave të tjerë? Si dhe të na mësojë gjëra të reja, duke na hapur portat e botës së tyre? Bob Berkowitz është pikërisht ai që na duhet. Ai na zbulon se çfarë mendojnë vërtet burrat, na thotë se si të shkojmë përtej komunikimit me gojë e të lexojmë mesazhet e trupit, na shpjegon cilat janë fjalët që duhen shmangur patjetër dhe cilat duhen thënë nën zë, sepse nuk janë të kapshme për veshin mashkullor. Është një rrugë që ka plot shmangie, por që ecën gjithnjë në drejtimin e duhur dhe e cila, në fund, na jep çelësin për të kuptuar vërtet seksin e kundërt.

Gjithcka-qe-burrat-nuk-e-thone

Titulli: E vërteta lakuriq

Autor: Bob Berkowitz

Gjinia: Roman

Shtëpia Botuese: BOTA SHQIPTARE

 

bobBob Berkowitz është gazetar amerikan,

moderator dhe shkrimtar.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top