Këshilla & Arsye

August 3, 2016 | 8:28

Dy kivi në ditë për energji dhe humor

Mund të jetë receta për ata që kthehen nga pushimet dhe nuk janë me humor të mirë. Dy kivi për një ditë të mbushur plot energji dhe humor të mirë. Kjo recetë është certifikuar nga shkencëtarët e Universitetit të Otagos në Zelandën e Re. Ky studim ka marrë në shqyrtim 54 studentë, të cilët kishin një regjim ushqimor jo të mirë. Studentët u ndanë në dy grupe dhe njëri grup duhet të konsumonte 2 kivi në ditë, ndërsa grupi tjetër gjysmë kivi. Në përfundim të kësaj ‘diete’ pjesëmarrësit që kishin ngrënë më shumë kivi tregonin shenja të një force fizike dhe mendore më të madhe sesa grupi tjetër, por mbi të gjitha kishin rezistencë më të madhe ndaj stresit dhe simptomave depresive. Ky studim u botua në Journal of Nutritional Science dhe përfundimi ishte se falë përmbajtjes së lartë të vitaminës C kivi dhuron energji. Kjo energji përmirëson disa funksione të trurit të njeriut. 100 gramë kivi përmbajnë në fakt rreth 93 mg vitaminë C, më shumë se dyfishi i sasisë së lëngut të limonit, i cili përmban rreth 36 mg.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top