Studim

February 9, 2018 | 8:42

E vërteta që qëndron pas njerëzve që shajnë

Shumë prej nesh mendojnë se njerëzit që shajnë dhe përdorin fjalë vulgare janë të paarsimuar ose të pasjellshëm. Mirëpo, sipas një studimi të publikuar në revistën “Language Sciences”, njerëzit që shajnë kanë fjalor të pasur dhe të artikuluar.

Studimi i kryer në Masaçusets ka treguar që kjo hipotezë mund të hidhet poshtë, sepse rezultoi se ata që përdorin fjalë “të pista”, në përgjithësi janë më elokuentë. “Shpesh mendohet që njerëzit shajnë për shkak se kanë fjalor të kufizuar apo janë të paarsimuar, mirëpo hulumtimi ynë ka treguar që ajo shprehi shpie në elokuencë dhe në aftësi më të mëdha intelektuale”, shprehen studiuesit.

Edhe studimet e mëparshme kanë treguar anët e mira të përdorimit të sharjeve. Ato zvogëlojnë dhimbjen dhe na ndihmojnë në përballimin me situatat stresuese. Kur shajmë qetësohemi, pasi çlirojmë energjinë negative.

Burimi / http://psikologjia-shqiptare.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top