FB

February 1, 2023 | 9:29

Eda Bano: Një vizitë në qytetin e të dashuruarve, ditën e të dashuruarve

 

Shkurti është muaji im i preferuar i lëvizjeve. Rastësia (dhe jo dëshira që domosdoshmërish të jem diku këtë datë), më ka bërë që të gjendem nëpër cepa të ndryshëm të botës, dhe kam parë vende ku 14 Shkurti,- dita e të dashuruarve, ka qenë një “festë”, ashtu sikundër edhe vende ku nuk vihej re fare. Por të kaluarit e kësaj dite në Verona është komplet tjetër gjë. Në qytetin më të madh të historisë së dashurisë, atje ku dashuria merr tjetër simbolikë, atje ku u bë e pavdekshme, është e pamundur të mos bëhesh pjesë e magjisë!

0a750814-8e84-425a-89ae-b1d16d042e40

Verona është qyteti i dashurisë. Me historinë e Romeos dhe Zhulietës, Shekspiri e bëri këtë legjendë të pavdekshme, duke e vendosur atë pikërisht në Verona. Vetë Uilliam Shekspir në të vërtetë nuk e vizitoi kurrë Veronën, por ai do të jetë përgjithmonë sinonim i këtij qyteti italian. Prej shumë kohësh, pelegrinë të shumtë e vizitojnë atë, por vetëm në fillim të shekullit të 20-të, vetë Verona i vendosi dashnorët e kryqëzuar në qendër të industrisë së saj të turizmit, duke i bashkangjitur vende të tilla si Ballkoni dhe Varri i Zhulietës. Teksa shkon për tek “Ballkoni i Zhulietës“, dhe kalon  “tunelin e dashurisë”, sheh të “stampuar:” me qindra e qindra emra të dashuruarish, të cilët e kanë konsideruar si të shenjtë e fatsjellës në jetën e tyre dashurore shkrimin e emrave nëpër mure; për të gozhduar e bërë të pavdekshme dashurinë e tyre, jo si historia në fakt tragjike e dy të rinjve të legjendës, por si jehona,  bukuria dhe kujtimi i saj i paharruar për shekuj.

a2513b5f-a0b9-4161-9020-481c391403b8

Në fakt, ndërtesa daton nga shekulli i 12-të. Në vitin 1905 shtëpia u ble nga qyteti i Veronës. Ballkoni i përket të ashtuquajturës “La Casa di Giulietta”, ose “Shtëpia e Zhulietës”, ish-shtëpia e familjes Cappello dhe frymëzimi për Kapuletët.

eaddb23f-14f3-4ca7-b2f8-28a8b0490ef8Kur bëhet fjalë për romancën, disa duket se preferojnë me tepër fantazinë sesa realitetin. Shtëpia e Zhulietës në Verona është përherë e mbushur me turma të mëdha njerëzish nga e gjithë bota! Disa rrinë vetëm në oborr duke mbajtur radhë për të prekur paksa gjoksin e statujës “Zhulietë”, e cila rri në këmbë e pret vizitorët e shumtë në oborr, por disa të tjerë, pasi paguajnë njëfarë shume simbolike ( 15 Euro), hyjnë brenda shtëpisë për të dalë më pas në ballkonin legjendar. Për hir të së vërtetës, Zhulieta e Shekspirit nuk bazohej në një person real dhe shtëpia nuk ka asnjë lidhje me historinë.  Sidoqoftë, gjithmonë aty do të gjejmë turma të mëdha njerëzish nga e gjithë bota që vijnë në Itali për të jetuar fantazinë.

362209b1-f86a-4b93-bbf6-9ad7f29ad0ce

Në fakt ka aq shumë për të bërë e parë në Verona!

E cilësuar si “Roma e vogël”, për hir të antikave romake, amfiteatrit të lashtë që njihet si Arena e Veronës, i stacionuar në pjesën më të dukshme të qytetit, ajo të befason me anën tjetër të medaljes: Verona është një mekë për adhuruesit e operës dhe organizon nga një festival prestigjioz ndërkombëtar të muzikës çdo verë. Jeta kulturore artistike, dyqanet e modës, restorantet dhe lokalet me ushqime te mrekullueshme dhe verëra të adhurueshme, gjithë jeta vibrante e qytetit është përqendruar më së shumti rreth Arenës dhe rrugicave të qendrës së qytetit të vjetër. Netëve të bukura me hënë, teksa në sfond dëgjohet muzika e koncerteve dhe operave me famë botërore, që shfaqen tek “Arena”, ke mundësinë të sodisësh njerëzit e veshur shik, që me hijeshi dhe elegancë shpalosin hiret dhe veshjet e tyre si në paradë.

79c3f7a8-b69b-4362-8207-66f72cf0487e

Ka kaq shumë për të parë në Verona, por nuk ka asgjë për të bërë, sepse të gjithë e shohin atë në radhë të parë si qytetin e Romeos dhe Zhulietës.  Është histori apo legjendë?  Nuk ka shumë rëndësi, “Romeo dhe Zhulieta” është seriali më i vjetër që ekziston, legjenda e dashurisë së kryqëzuar me yje. Ishte Uilliam Shekspir ai që e bëri të pavdekshme këtë legjendë, duke e vendosur atë në Verona. Historia, mitologjia, nuk kanë rëndësi. 

Sot Verona është qyteti i dashurisë! Një qytet që ia vlen ta vizitosh veçanërisht në ditët e ftohta të shkurtit, kur më shumë se kurrë në një vend si ky ngrihet në piedestal dashuria dhe historitë e ëmbla të dashurisë!

6bb2dbdd-e99b-41bf-9b75-a2fc1a79454b

738f3e30-5ed7-462b-a0aa-e0c5fb75a3d2

2898cdde-9bca-4f5c-a1a3-8a0e30a745fd

By: dreamtravel.world

Eda Bano Losha

(instagram) dreamtravel.world

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top