Mirëqenie

August 29, 2020 | 8:08

Edhe buzëqeshjet e sforcuara ju ndihmojnë të jeni më pozitivë

Prej kohësh është thënë se të menduarit pozitiv nxit optimizmin dhe tashmë një hulumtim i kryer nga Universiteti i Australisë së Jugut konfirmon që të buzëqeshni, qoftë edhe me forcë, mund ta mashtrojë mendjen duke e bërë atë më pozitive.

Studimi, i cili u krye tek disa vullnetarë që duhej të mbanin një stilolaps midis dhëmbëve për të detyruar një buzëqeshje u botua në Psikologjinë Eksperimentale. Aktiviteti i muskujve të fytyrës që e simulon atë ka provuar të jetë gjenerator i emocioneve pozitive.

Dr. Fernando Marmolejo-Ramos nga UniSA, Universiteti i Australisë së Jugut, studiues kryesor dhe ekspert në njohjen njerëzore dhe artificiale, tha se zbulimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor: “Kur muskujt tuaj thonë se jeni të lumtur, ka më shumë të ngjarë që ta shihni botën përreth jush në një mënyrë më pozitive”.

Sforcimi për të buzëqeshur stimulon amigdalën, qendrën emocionale të trurit, e cila lëshon neurotransmetuesit që përmirësojnë gjendjen shpirtërore. Truri mashtrohet nga buzëqeshja e rreme dhe ky mekanizëm, besojnë studiuesit, mund të ketë implikime interesante për shëndetin mendor.

Sipas Dr. Marmolejo-Ramos ekziston një lidhje e fortë midis veprimit dhe perceptimit.

 

 

Burimi / https://www.greenme.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top