FB

September 6, 2024 | 7:19

Efektet e buzëqeshjes në trurin e njeriut

Shkencëtarët dhe mësuesit shpirtërorë bien dakord që, akti i thjeshtë i buzëqeshjes mund të transformojë ju dhe botën rreth jush. Kërkimet e fundit na tregojnë që buzëqeshja është ngjitëse.

1

untitled1.Mund të na bëjë të dukemi më tërheqës. Gjithashtu përmirëson gjendjen tonë dhe të atyre që ndodhen përreth nesh.

2.Çdo herë që ju buzëqeshni, i çoni mesazh trurit që po ndiheni mirë. Si fillim, buzëqeshja aktivizon çlirimin e neuropeptideve, të cilat veprojnë duke luftuar stresin dhe ulur nivelin e tij.

3.Neuropeptidet janë molkula të vogla që lejojnë neuronet të komunikojnë. Ata lehtësojnë përçimin e mesazheve në të gjithë trupin kur ne jemi të gëzuar, të mërzitur, të nevrikosur, në depresion, të entuziazmuar. Neurotransmetuesit që na bëjnë të ndihemi mirë si: serotonina, dopamina, endorfina, të gjitha çlirohen kur një buzëqeshje përshkruan fytyrën tuaj. Kjo jo vetëm që qetëson trupin tuaj, por mund të ulë rrahjet e zemrës dhe presionin arterial. Endorfina shërbën edhe si qetësues natyral, por pa efektet anësore të medikamenteve përkatëse.

4.Serotonina e çliruar nga buzëqeshja juaj shërben si një antidepresant natyral.

5.Shumë nga medikamentet antidepresive që përdoren sot, ndikojnë në rritjen e serotoninës në trurin tuaj, por siç e thamë më lart kanë efektet e tyre negative dhe dëmtuese, dhe për buzëqeshjen nuk ju nevojitet rekomandim mjekësor.

Si ndikon buzëqeshja në trupin e njeriut

Ju jeni më të bukur kur buzëqeshni, dhe jo kjo nuk është thjesht klishe e thënë për t’u bërë të tjerëve qejfin. Kur buzëqeshin, njerëzit ju trajtojnë ndryshe. Ju shiheni si tërheqës, i besueshëm, i relaksuar, i kënaqur në vetvete dhe plot vetëbesim. Një studim i botuar në gazetën “Neuropsikologjia” raporton se, të shohësh një fytyrë të buzëqeshur, aktivizon cortexin orbitofrontal, regjioni në trurin tonë që është përgjegjës
për ndjesinë e të shpërblyerit. Kjo sugjeron se, kur shohim një person duke buzëqeshur, ne ndihemi të shpërblyer. Gjithashtu kjo tregohet edhe nga zbulimet në vitin 2011 nga kërkuesit në “Face Research Laboratory” në universitetin “Aberdeen”,Skoci. Subjekteve u ishte kërkuar të vlerësonin buzëqeshjen dhe tërheqjen në disa fotografi. Ata zbuluan që të dy gjinitë si meshkujt dhe femrat i vlerësuan më tërheqëse fytyrat që buzëqeshnin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top