Në fokus

July 2, 2020 | 8:04

Efektet e dobishme të modestisë

Ata që janë modestë janë gjithashtu më të lumtur. Kjo sugjerohet nga një studim që lidh këtë qëndrim me vetëvlerësim më të madh dhe marrëdhënie më të mira ndërnjerëzore.

Sa më modest të jesh, aq më i lumtur do të jesh. Kjo sugjerohet nga një studim i kryer nga dy studiues të Universitetit të Pekinit dhe botuar në Journal of Happiness Studies. Kultivimi i këtij virtyti, mund të funksionojë si një terapi parandaluese, për të ndihmuar individët të rrisin mirëqenien e tyre në një perspektivë të ardhshme, duke zvogëluar stresin psikologjik.

Nëse hulumtimet e mëparshme kishin theksuar sesi ky qëndrim çoi në mos marrjen e rreziqeve të panevojshme dhe shmangien e konflikteve me të tjerët, studimi i ri tregon sesi njerëzit modestë kanë tendencë të kenë nivele më të larta të inteligjencës emocionale dhe për këtë arsye vetëvlerësimi, cilësi të cilat rrisin mirëqenien individuale, e cila shoqërohet me një tendencë më të ulët drejt depresionit. Pra, përfitimet e modestisë, variojnë nga shëndeti i sjelljes deri te vetë-efektiviteti, duke kaluar në marrëdhënie ndërnjerëzore dhe shfaqje në grup.

 

 

Burimi / https://www.linkedin.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top