FB

May 11, 2022 | 8:58

Efektet e epidemisë në stimulimin e stresit, çfarë thonë anketat e aplikuara tek mësuesit dhe nxënësit, dhe disa këshilla antistres

 

 

Sot problemi i pasojave të Koronavirusit (COVID-19), është çështje mëse e ditës për çdo organizëm shtetëror, për çdo individ të çfarëdo moshe, gjinie, race e statusi ku tashmë është bërë temë e ditës, orës, minutës dhe sekondës. Popullata e çdo vendi të botës përfshirë dhe vendin tonë po e paguajnë shtrenjtë me jetë njerëzish, të të gjitha moshave. Gjendja epidemike, lajmet dhe informacionet e mediave të shkruara dhe ato elektronike që herë janë mjaft kontradiktore përcjellin tek njerëzit dhe sidomos te fëmijët frikë, panik, pasiguri e mbi të gjitha – stres, i cili bëhet shkak dhe faktor risku për të rrezikuar jetën dhe në disa raste shoqërohet me humbje apo ndërrim jete. Ndërsa sot edhe se ka ndryshuar, mjaft situata epidemike, pasojat e tij ndihen mjaft, nga ana psikologjike, fizike dhe sociale.

ilia

Nga Prof.Assoc.proc.Doc.Dr.Ilia S.Larti

 

#1.Njohja edhe më mirë e pasojave të ndikimit të epidemisë në jetën dhe veprimtarinë e njeriut (në aspektin-psikologjik, fizik, social etj.)

Pandemia globale (që përfshiu dhe popullatën e vendit tonë) e shkaktuar nga virusi COVID-19 krijoi një situatë të paprecedentë me impakt serioz në jetën dhe veprimtarinë e individëve. Që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli COVID-19 zyrtarisht, si pandemi, ajo u kthye në një krizë globale shëndetësore dhe ekonomike (Douglas, Katikireddi, Taulbut, McKee, McCartney, 2020). Në faza të ndryshme të kësaj krize shëndetësore si në të gjitha shtetet edhe vendi ynë u detyruan të marrin masa shtrënguese ekstreme për të ulur përhapjen e infektimit. Aktiviteti i shoqërisë thuajse u ndalua dhe njerëzit u detyruan të përshtaten me një ndryshim të madh të padëshiruar të stilit të jetës. Kjo shkaktoi efekte negative jo vetëm mbi ekonominë dhe tregun e punës, por dhe në shëndetin fizik dhe mendor të individëve. (Mohring et al. 2020). Ashtu si vendet e tjera edhe Shqipëria aplikoi masa kufizuese. Këto masa u shtrinë në ndalimin e lëvizjes së njerëzve, transportin publik, grumbullimet publike, organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive, zhvillimi i procesit mësimor ndryshoj gati totalisht, pati shkolla dhe deri universitete që u mbyllën përkohësisht deri sa u gjetën forma dhe metoda të ndryshme, duke filluar nga përcjellja e mësimit online, me turne dhe forma dhe teknika të ndryshme.

Duke marrë në konsideratë krijimin e një klime të tillë, lind natyrshëm nevoja për të kuptuar se si po e përjetonin e përjetojnë qytetarët shqiptarët këtë periudhë. Është e vështirë të parashikohet vazhdimësia e pandemisë dhe efektet e saj afatgjata në aspektet e pasojave shëndetësore nga ana mentale (kujtesa, stresi, frika, pasiguria etje) dhe fizike (lodhja, mos përballimi i ngarkesës etje).

Në këtë kontekst, nga ana e institucioneve shtetërore (Midis të tjerave MSH. MARS.), kanë marrë dhe ndërmarrin hapa mëse të nevojshëm për të minimizuar efektet negative të pandemisë me ndikim te mirëqenia, niveli profesional dhe vlerat intelektuale, të cilat janë mëse ndikues te misioni i shkollimit, si – për mësimdhënësit dhe nxënësit, studentët, kërkuesit e masterave etj.

11

#2. Kuptimi mbi stresin, traumat sindromat dhe përjetimet e njeriut kur bie në një stres të fuqishëm

2/1.Kuptimi mbi stresin dhe traumat që mund të përjetohen prej tij

Stresi përkufizohet si një shpërndarje mendore ose emocionale, brengë ose hidhërim, pasojë e një shtypjeje apo lodhjeje mendore. Kjo lodhje mendore vjen si pasojë e një ngjarjeje jashtë përvojave të përditshme, që përjeton njeriu. Stresi mund të veprojë mbi cilindo dhe të përjetohet me frikë, tmerr dhe humbje të shpresave. Shkaku më i rëndomtë që shpie në një pasojë të tillë është mos përballimi i vështirësive psikosociale, tejlodhjes, përbuzjes, ofendimeve, pa siguria për jetën nga sëmundjet e pashërueshme, përjetimi i frikës nga viruset vdekjeprurës etj.

Shkurt për stresin. Një pjesë e Psikologëve dhe psikoanalistëve shprehen se me termin “stres”, duhet kuptuar dhe nënkuptuar, nisur nga reagimet e ndryshme të stimuluara nga faktorët, psikologjikë, fiziologjikë, fizikë dhe socialë. Disa psikologë të tjerë e përkufizojnë stresin si: “një kompleks reagimesh që i shfaqen njeriut kur ndeshet me çdo ndodhi që prish ekuilibrin e tij dhe që sforcon apo kapërcen fuqinë e tij përshtatëse”.

2/2.Stresi, është i lidhur me pandeminë COVID-19

Frika, shqetësimi dhe stresi janë përgjigje normale ndaj kërcënimeve të perceptuara ose të vërteta, ndërsa përballemi me pasiguri ose mosdije. Kështu, është normale dhe e kuptueshme që njerëzit të përjetojnë frikë në kontekstin e pandemisë COVID-19.

2/3.Stresi dhe sindromat e tij

Është bëre mese e zakonshme që dëgjojmë njerëz të cilët kjo thënie dashje pa dashje e bën personin të ndihet i stresuar. Po t’i referohemi sindromave te stresit ai ka tre stade: 1.Alarmin, 2.Rezistencën, 3.Rraskapitjen. Pra, duke kaluar stresi nëpër këto stade bëhet shkak për prishjen e ekuilibrit të jetës së njerëzve. Fazat stresuese nëpër të cilat kalon trupi i njeriut dhe si i përjeton ato..!

00

2/3.1-Reaksioni i alarmit

Reaksioni i alarmit është reagimi i menjëhershëm ndaj stresit. Trupi përgatitet për një situatë urgjence përmes rritjes së vigjilencës duke aktivizuar sistemin nervor simpatik. Reaksioni i alarmit e detyron individin të kuptojë që stresi është duke u përjetuar. Ritmi i zemrës dhe presioni i gjakut rritet, adrenalina çlirohet, tretja ngadalësohet dhe gjaku largohet prej lëkurës. Kur rreziku kalon, alarmi fashitet dhe njeriu mund të qetësohet. Kur personi nuk ndihmon vetveten dhe as të tjerët nuk e ndihmojnë, ndaj tij, trupi fillon të reagojë duke hyrë në stadin e dytë.

2/3.2-Stadi i rezistencës

Kur stresi është i zgjatur, trupi reziston ndaj efekteve të tij. Trupi është në aktivitet të lartë dhe reagon sikur të jetë e pranishme një gjendje urgjence. Me fjalë të tjera edhe pse personi duket normal, në fakt, ai ka një turbullirë të brendëshëm. Nëse stresi vazhdon, individi futet në stadin e tretë, atë të rraskapitjes.

2.3.3-Stadi rraskapitjes

Ndërsa trupi vazhdon të rezistojë ndaj efekteve të stresit, ai fillon të shpenzojë rezervat e energjisë dhe është i detyruar të shkojë drejt rraskapitjes. Kur ndodh stadi i rraskapitjes dhe nuk merret ndihma e menjëhershme e kualifikuar mjekësore, ajo mund ta shpjerë njeriun, madje edhe drejt vdekjes.

0

2/4.Si mund t’i shmangim fazat e stresit sipas stadeve?

Duhet të kuptojmë mirë se stresin çdo njeri e ka prezent nga do… pra çdo njeri gjate veprimtarisë ditore në punë e kudo është në “Alarme”, sepse çdo gjë nuk shkon “vaj”. Pas fazës së parë vjen e dyta “Rezistenca”. Kjo fazë është shumë e rëndësishme. Ai person i cili ka një kulturë dhe përvojë qoftë dhe minimale… gjen forma dhe mënyra që atë ta synojë në kufijtë e të mbajturit të gjendjes psikofizike të pranueshme, pra duke punuar, mësuar, krijuar, studiuar… dhe marrje vendimesh gati normalisht… pse jo dhe normalisht. Ndërsa ai njeri i cili nuk arrin të mposhti me anën rezistencës, ai bie në rraskapitje. Në këtë fazë duhet ndërhyrja e psikologëve shkollorë, të këshillimit, e atyre klinikë dhe po kaloj më shumë se gjysmën e kësaj faze duhet me patjetër ndërhyrja e psikiatrit.

 

2/5.Stresi te mësuesi, pedagogu e etj.

Mbingarkesa në kryerjen e misionit si mësimdhënës jep vazhdimisht stres ndërsa tani në këtë kohë epidemike është dyfishuar. Stresorët e ndryshëm që merr një mësues gjatë punës formuese dhe edukuese në ditët e sotme, ia vështirësojnë mjaft misionin për të qenë sa më efektiv në mësimdhënie. Gjithsesi, vetë natyra e misionit e bën mësuesin, që edhe ai, për mënyrën e jetesës dhe çështjeve sociale, i ndërthuren dhe mjaft shqetësime të tjera si rezultat i virusit kovid19, i cili ka shkaktuar e vazhdon të shkaktojë stres (madje në disa mësues ai është me ndikim mjaft të fuqishëm) dhe nuk dihet dhe për sa kohë do të vazhdojë të shkaktojë strese.

Misioni i mësuesit, ashtu siç theksojnë psikologët është tejlodhshëm dhe me ndikim mjaft stresues, madje dhe i vazhdueshëm, prandaj ata, përfshihen në grupet sociale më të stresuara.

1

2/6.Nisur nga përpunimi i anketave të aplikuara me mësues dhe nxënës që kanë përjetuar COVID-19-tën del se stresi:

– rëndon shëndetin mendor (i zymtë, i nevrikosur, i pa duruar, etj);

– ul ndjesinë e kënaqësisë në punë (në procesin mësimor);

– dëmton performancën profesionale (kryerjen e misionit si mësues);

– thellon diferencat gjinore (nënvlerësohet roli i mësueseve nga mësuesit, i nxënësve nga nxënëset);

– defekton vijën e sjelljes (përdoren fjalë jo të përshtatshme në komunikim).

– shkakton goditja psikologjike (gjendja emocionale e paqëndrueshme, heshtje, vetmi, agresivitet etj.)

 

Të dhëna nga Përpunimi i ANKETËS: “Mbi koston psikologjike, emocionale dhe sociale që i janë shkaktuar nga KOVID-19”, në tre shkolla 9-vjeçare me nga 25 nënës për çdo shkollë, duke iu referuar pyetje-përgjigjeve më kryesore del se:

4

Nr. Pyetjet Përgjigjet Po Disi Jo:

6 – Ti vetë, nëse e ke përjetuar (apo të ka zënë), koronavirusi (Kovid-19), a ndjeni nga ana mendore (vështirësi për të qenë i vëmendshëm, i qartë në mendime), dhe fizike (rezistenca e dobët dhe ndjeheni të lodhur)?

40% 30% 20%

7 – A keni përjetuar gjatë pikut të koronavirusit (kovid-19), frikë, ankth, depresion e deri stres?

50% 20% 30%

8 – A ju është bërë trajnim i përshtatshëm në shkollë i shoqëruar me informime dhe këshilla, për përballimin e shmangien e panikut nga koronavirusi (kovid-19)?

70% 20% 10%

10 – A e kanë përballuar normalisht koston financiare prindërit tuaj gjatë pikut të koronavirusit (kovid-19)?

60% 40% 0%

13 – A ndryshoi angazhimi, niveli profesional i mësimdhënësve (nga ana metodike, teknike, vija e sjelljes dhe komunikimi), si rezultat i koronavirusit (kovid-19)?

50% 30% 20%

14 – A kini pas rënie apo ulje të shkallës së nxënësisë në aspektin e përvetësimit të programeve mësimore?

60% 19% 30%

15 – A i kini vënë qëllim vetvetes për të krijuar një larmi në jetë tuaj për një mirëqënien psiko-sociale-fizike, si, a.biseda, takime, sqarime, përgjithësime, këshilla, b.ndihmesa për nxënësit me familje në nevojë, c.aktivitete sportive, ekskursione në parqe, vende të pyllëzuara etj.

70% 30% 0%

16 – Mendja dhe trupi (ana mentale dhe ajo fizike), kanë nevojë që të çlodhen dhe rikuperohen, atëherë në këtë kontekst – çfarë bëni ju dhe shkolla në lidhje me këtë vijë dhe praktikë për të rimarrë vazhdimësinë e jetës normale..???

 

Në lidhje me këtë pyetje të hapur, nxënësit midis të tjerash, ku dhe të shprehurit dhe kërkesave e tyre gati janë të njëllojta për të eliminuar pasojat e Kov.19, janë këto:

• Më shumë aktivitete kulturore-artistike dhe sportive, të cilat ndikojnë tek ne për larguar stresin, frikën e deri depresionin si:

• Aktivizimi i grupeve artistike të shkollës, duke përgatitur 1-2 programe, por edhe duke ftuar grupe artistike të shkollave të tjera;

• Të organizohen gara dhe aktivitete në të gjitha disiplinat sportive (Futboll, volejboll, basketboll, atletikë etj., si brenda shkollës por edhe midis shkollave, ekskursione në vende turistike, arkeologjike, historike etj.

• Të organizohen biseda, takime me psikologë, specialistë për të parandaluar shfaqjet e sjelljeve jo të hijshme.

• Të organizohen gara dhe konkurse në fushën e krijimtarisë si: Në zhanrin e eseve, poezisë, anekdotave, fabulave, tregimeve të shkurtra etj.

 

2/7.Reagimet e stresit, mund të shfaqen në një larmi mënyrash fizike, psikologjike, emocionale dhe në atë të vijës së sjelljes për individë të veçantë.

1. Simptomat fizike të stresit: • Lodhje kronike • Mungesë energjie • Pagjumësi •Lodhje dhe deri stërlodhje: gjithmonë i lodhur etj.

2. Simptomat psikologjike të stresit •Vështirësitë e përqendrimit ose humbja e kujtesës •Nervozizmi akut •Vështirësi për të kuptuar se ka një problem •E mbingarkon veten dhe nuk di ku shkon.

3. Simptomat emocionale të stresit: •Trishtim • Nervozizëm • Irritim • Konfuzion •Qan pa arsye •U shmanget njerëzve.

 

Objektivi#3. Përvetësimi i këshillave për të luftuar pasojat stresuese të epidemisë së Korona Virusit 19-të

Në vitin 1999 në Melburn të Australisë u mbajt Kongresi Botëror për “Luftën kundër Stresit”. Psikoanalistët në atë Kongres përcollën mjaft mendime si dhe rekomanduan 10 këshilla antistres.

1-Mbajtja e trupit në temperaturën konstante, sepse temperaturat e ulta si dhe ato të larta bëhen shkak dhe stimulojnë stresin.

2-Të hiqet mendja nga puna me t’u shkëputur prej saj. (ndërsa krijuesi të normon punën sa të jetë e mundur).

3-Përpjekje të vazhdueshme për një jetë sa më të qetë dhe efektive, duke kryer marrëdhënie të rregullta seksuale. Jetë të rregullt jashtë orarit të punës dhe kalimi i fundjavës me familjen është “ilaçi” më i mirë antistres.

4- Evitimi sa të jetë e mundur i mbingarkesës në punë. Të mos bëhen shumë punë brenda një dite.

5- Duhet ngrënë dhe pirë me ekuilibër, duke mos ngrënë jashtë mase, por dhe të mos rrihet pa ngrënë.

6- Të fjeturit këshillohet të jetë normal, në përshtatje me moshën. Mosfjetja apo të fjeturit jashtë mase, bëhen stimulues për stresin.

7- Ngarkesa fizike të merret në përshtatje me moshën, ndërsa kalimi në mbingarkesë (lodhje), provokon stresin.

8- Të qëndrohet larg monotonisë.

Dëgjim i muzike së preferuar.

Kryrja e shëtitjeve të shkurtra

Kalim i kohës me miq dhe shokë.

Leximi i librave tërheqës.

Kryerje vizitash në mjedise të gëzuara.

Kur e ndjen veten të lodhur kërko të pushosh.

9- Të shmanget ngarja e makinës përtej kërkesave dhe rregullave të “kodit rrugor”, në mënyrë të veçantë kjo për personat më tension, zemër dhe depresion.

10-Edhe nëse përdoren mjekime antistres, në mënyrë të vazhdueshme duhet këshillimi me mjekun specialist.

Përfundime: E rëndësishme për çdo mësues, pedagog dhe për çdo person tjetër të stresuar është që të gjenden mënyrat për të luftuar stresin:

“Menaxhimi” i stresit. Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. “Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër”, shprehet Dr.David Fein.

Ju stresoheni si gjithë të tjerët por ka momente që përjetoni shqetësimet tuaja mjaft ndjeshëm dhe pasoja është se bini nën kthetrat e një stresi të fuqishëm siç ka qenë dhe është aktualisht epidemia e koronavirusit 19-të.

 

Rekomandime

KËSHILLA MË E MIRË:

Ushtroni fitnesin. Sepse fitnesi është me ndikim të drejtpërdrejtë në aspektin:

a. fizik: aktivitete fizike, kalitja e muskujve.

b. emocional: shmangni emocionet e forta sepse prishin ekuilibrin e sjelljes së njeriut.

c. mendor: ndryshoni gjendjen mendore, vëreni mendjen në punë sepse kështu forconi kujtesën.

Pra, “Çelësi për ta kontrolluar stresin nuk është ta heqësh atë nga jeta, por të mësosh të jetosh me të dhe t’i bësh sfidë me optimizëm, vullnet dhe shpresë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top