FB

May 11, 2022 | 9:00

Dhuna në familje nuk është vetëm problem i familjes

Dhuna në familje nuk është një çështje apo problem privat që i përket vetëm familjes, përkundrazi është një problem i madh shoqëror. Dhuna në familje është problem kulturor. E gjithë shoqëria me strukturat e saj, duhet të shqetësohet e të ndërhyjnë që të ndërpritet kjo mënyrë të sjelluri.

Nga Lira Gjika

Në familjet ku dhuna është mënyrë normale të sjelluri, ku më i forti i përdorë të dobëtit duke filluar me gruan, nënën e fëmijëve të tij si skllevër, kjo nuk është familje por qendër torturash. Fëmijët që janë pjesë e kësaj familje, që jetojnë në këto kushte nuk kanë fëmijëri. Vet prindërit e tyre, si babai që dhunon, po ashtu edhe nëna që i nënshtrohet dhunës dhe e justifikon atë dhe ç’është më e keqja, të gjithë mllefin, inatin që ndien, urrejtjen që provon e shkarkon mbi fëmijët e saj, ua mohojnë të parët jetën e lumtur e të sigurt.

Këta fëmijë nesër do të bëhen po njëlloj si modelet që kanë përjetuar në familjet e tyre. Këta fëmijë nesër do të jenë të rritur indiferentë ndaj dhunës ashtu siç u sollën me ta të gjithë ata që e kishin për detyrë që ti mbronin dhe kujdeseshin, duke filluar nga familja, shkolla dhe institucionet shtetërore.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top