Mirëqenie

May 31, 2017 | 9:37

Efektet kurative të arrave

Në mjekësinë popullore përdoren gjethet, frutat jeshile, lëvorja e degëzave, lëvorja e trungut, buka e arrës dhe lulet. Fruta e arrës përmban lëndë yndyrore, të cilat në frutat e thata arrijnë deri 60 për qind. Ato përmbajnë gjithashtu albumina, karbohidrate dhe sasi të konsiderueshme kripërash minerale si: fosfor, kalium, kalcium etj. Përmban mjaft vitamina, posaçërisht frutat e freskëta siç janë vitaminat C, B, P, A; vajrat eterike dhe lëndët ngjyruese. Arrat përdoren për pastrimin e gjakut dhe lëkurës, kundër diarresë, infeksioneve, rënies së flokëve etj.

Për pastrimin e gjakut merren 2-4 gramë gjethe të thërrmuara dhe lihen për 12 orë në 150 gramë verë të bardhë. Lëngu i fituar pihet njëherësh esëll. Kundër diarresë përdoret me efekt dhe lëngu i luleve mashkullore të arrës. Për këtë merren 5-10 gramë lule mashkullore dhe zihen në 200 ml ujë. Pihen sa herë paraqitet nevoja, nga një gotë çaji për të rriturit dhe nga një gotë likeri për të vegjlit. Çaji i gjetheve të arrës rekomandohet për kurimin e plagëve të gojës, kundër infeksioneve të kanalit vaginal, për ruajtjen e butësisë së lëkurës së trupit dhe sidomos të fëmijëve./gsh.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top