Këshilla & Arsye

October 6, 2017 | 10:19

Efekti “placebo” i studimeve mbi produktivitetin

Mos u nxitoni të arrini në përfundimin se ajo çka nxjerrin si rezultat përfundimtar studimet e ndryshme është gjithmonë absolute.

1

Të shumtë janë faktorët që përmenden për ndikimin e tyre në rritjen e produktivitetit, por jo të gjithë ne kemi të njëjtën qasje ndaj faktorëve të ndryshëm. Kafeja thuhet se për shumë është ilaçi i domosdoshëm për të filluar një ditë me energjinë e nevojshme, por për disa të tjerë ajo ndikon negativisht në sajë të kafeinës që përmban. Disa studime thonë që duhet të punosh pa u ngritur rreth 57 minuta dhe pastaj të pushosh rreth 17 të tjera përpara se të fillosh një detyrë tjetër. Të tjera studime thonë që duhet të lëvizësh nga tavolina e punës çdo 30 minuta dhe pushimi të mos zgjasë me shumë se 5-7 minuta.

Ja pse ne duhet të mos marrim në konsideratë pjesën më të madhe të këtyre studimeve mbi produktivitetin, sepse rezultati i tyre mund të jetë i kundërt nga ai që mund të prisnim:

Problemi 1: Çfarë cilësohet si produktive

Fillimisht jo të gjitha studimet masin të njëjtën gjë. Produktiviteti mund të përcaktohet në forma të ndryshme, një prej më të zakonshmeve është edhe rezultati përfundimtar, përmbyllja e një projekti në kohën e duhur, për shembull. Por edhe të punuarit nga shtëpia mund të quhet shumë më produktive sesa puna në zyrë, prandaj ajo çka është produktive për një grup të caktuar, mund të mos jetë për një grup tjetër.

Problemi 2: Pasojat

Duhet të tregoheni të kujdesshëm sepse ajo çka mund të jetë produktive për ju nuk është për dikë tjetër dhe pasojat që mund të vijnë nuk do të jenë aspak ato që prisnit dhe jo vetëm që nuk do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e produktivitetit, por në të kundërt.

Problemi 3: Hiperbolizimi

Jo të gjitha studimet e kryera në lidhje me produktivitetin janë shkencërisht të provuara apo të testuara në grupmosha dhe profesione të ndryshme. Shpërndarja nëpër rrjete të ndryshme sociale dhe duke i zmadhuar ato, nuk do të thotë se ato janë domosdoshmërisht të vërteta, prandaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm nëse vendosni t’i praktikoni edhe vetë.

Problemi 4: Efekti “Placebo”

Nëse ju vendosni të ndiqni një metodë të caktuar e cila mendoni se do të ndikojë në rritjen e produktivitetit mund të ndodhë edhe që pasi ta praktikoni, të shikoni rezultatet e saj të para. Por mund të ndodhë edhe që i gjithë efekti i krijuar të jetë thjesht si pasojë e efektit “Placebo”.

*Efekti Placebo është një trajtim ose një substancë joaktive, e tillë si një pilulë sheqeri ose një procedurë mashtrimi që duket dhe mbi të gjitha ndihet si e vërtetë. Të shumtë janë ata që e konsiderojnë efektin Placebo si një trajtim tipik mjekësor, duke qenë se të gjithë atyre u ndodh të shohin rezultate të cilat nuk janë të vërteta./Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top