Posta

October 6, 2017 | 10:15

POSTA/Urrej që i dashuri im të dalë pa mua

posta

Që nga koha që jemi lidhur, prej 7 muajsh, jemi thuajse të pandarë… Jemi të dy studentë, por në universitete të ndryshme. Për gati një muaj fillon viti i ri akademik dhe mua më ka kapur ankthi që nuk do të jemi në çdo çast bashkë. E di që mund t’ju duket e habitshme, ashtu siç habiten edhe të tjerët me mua, por e urrej faktin që ai të dalë pa mua, qoftë edhe për një orë. Më krijohet ndjesia sikur do të më braktisë dhe sikur do ta humbas… Si të veproj?

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

E dashur, Bukuria më e madhe e një lidhjeje të fortë fillon me ndarjet e vogla gjatë ditës. Kështu do të keni mundësi të ndjeni mall, të ndjeni dëshirën për partnerin. E vërteta është se ne nuk mund t’i kontrollojmë partnerët tanë, edhe sikur të donim. Edhe pse bashkë, ata mund të duan të jenë diku tjetër. Unë shikoj në lidhjen tuaj të bukur se e keni njëri-tjetrin pavarësisht se ku ndodheni fizikisht, sa larg, për sa kohë do të shiheni sërish etj. E rëndësishme është që ju keni gjetur njëri-tjetrin dhe kjo do t’ju mbajë të bashkuar, pavarësisht se sa larg dhe afër jeni. Egot tona kanë nevojë të mblidhen së bashku dhe të ndahen për të rigjetur vetveten; kemi nevojë të jemi të bashkuar me partnerët, po aq sa kemi nevojë të jemi edhe “të ndarë”. Kjo i jep lidhjes shumë frymëmarrje dhe paqe për të qenë i lirë që të mund të zgjedhim edhe vetveten herë pas here. Ju keni shumë nevojë për veten gjatë ditës, më besoni. Krijoni një mundësi që ta vendosni si prioritet veten tuaj, pasi askush nuk braktis askënd, secili nga ne zgjedh më të mirën për veten. Deri tani e mira juaj korrespondon me njëri-tjetrin. Mos mendoni për një fund të trishtë. Gëzojuni një fillimi të mbarë dhe jetojeni çdo ditë me pasion e me larmi.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com