Këshilla & Arsye

September 30, 2020 | 8:20

“Eja ta rrahim karrigen e keqe bam-bam”, fjalë apo shprehi që nxisin dhunën te fëmijët

 

“Po nuk u vrave, nuk rritesh”… i tha një prind vajzës së saj të vogël mbas një përplasjeje me një fëmijë tjetër. Ajo çfarë më bëri përshtypje ishte buzëqeshja e vajzës në lot, sikur donte t’i gëzohej situatës të “rritjes” së saj.

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Nga Drilona Shehaj Abazaj, psikologe

Në këtë rast, prindi, duke dashur të qetësojë fëmijën dhe duke rënë pre e disa “aforizmave” të kulturës tonë, edukon fëmijën në një moshë kaq të vogël të pranojë dhimbjen apo dhunën si një formë rritjeje apo maturiteti në jetë. Qoftë dhe komentet kur fëmija lëndohet gjatë lojës.

“Eja ta rrahim karrigen e keqe bam-bam” ndikon gjithashtu në provimin e dhunës, duke nxitur tek fëmijët “hakmarrjen” pasi dikush i lëndon edhe kur është e paqëllimshme, apo edhe për të zgjidhur çdo situatë me dhunë ndërmjet bashkëmoshatarëve të tyre.

1

Komente të tilla dëgjohen shpesh në përditshmërinë tonë duke u përforcuar në vazhdimësi, dhe duke kultivuar fëmijë heshtës dhe të dhunshëm.

Prindërit duhet të tregohen sa më të kujdesshëm në mënyrën se si artikulohen, sa më empatik në dhimbjen e tyre edhe kur atyre u duket e vogël, dhe t’i lejojnë fëmijët të lotojnë duke mos i penguar me gracka të tilla fjalësh.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top