Në fokus

August 28, 2017 | 11:39

Eksperti i ADHD pretendon se çrregullimi ‘nuk është një sëmundje e vërtetë’ dhe të gjithë përshtaten të paktën me dy nga kriteret e përdorura për diagnozën

ADHD nuk është një sëmundje e vërtetë, por një përshkrim i simptomave.

Dr. Bruce Perry tha se shumica e njerëzve shfaqin shenja të gjendjes në një pikë të jetës së tyre.

1

Ai gjithashtu tha se droga psikostimuluese, të tilla si Ritalin, që përdoren për të trajtuar çrregullimin e hiperaktivitetit, të deficitit të vëmendjes mund të kenë efekte negative afatgjata.

Dëshmia e tij  vjen pasi neurologu Richard Saul pretendoi se ADHD nuk ekzistonte, në një libër të serializuar nga Daily Mail.

Ai tha se trajtimi i hiperaktivitetit të fëmijëve me ilaçe ishte i ngjashëm me dhënien e qetësuesve për dhimbje koke pacientëve me sulme në zemër – kjo injoron shkakun e problemit, që mund të jetë po aq i thjeshtë sa një mangësi hekuri.

Rreth 2 deri në 5 për qind e fëmijëve mendohet të kenë ADHD. Simptomat përfshijnë mungesë të vëmendjes, shqetësim dhe nervozizëm.

Dr.Perry shprehet: “ Konceptohet më mirë si një përshkrim. . . Secili prej nesh në një kohë të caktuar do të përshtatet të paktën me disa nga këto kritere”.

Ai tha se ADHD ishte një etiketë për një sërë simptomash, duke shtuar: ‘Ky është një përshkrim më tepër sesa një sëmundje e vërtetë’.

Ai nënkuptonte që nëse ju jepni drogë fëmijëve me ADHD, ata do të kenë nevojë për doza progresivisht më të mëdha pasi të rriten për të arritur efektin e njëjtë.

Ai e krahasoi atë me fëmijët që hanë shumë ëmbëlsira, ose që lejohen të ndërrmarrrin rreziqe. Ndërsa ata rriten, kanë nevojë për gjëra më të ëmbla ose rreziqe më të mëdha për të ndjerë të njëjtin nivel të kënaqësisë.

Dr. Perry tha se terapitë e tjera, të tilla si yoga apo edhe loja në bateri, mund të jenë po aq efektive sa ilaçet.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top