Lifestyle

November 16, 2018 | 13:36

Eleganca e sezonit të dimrit qëndron në pallton ngjyrë bezhë (Foto)

Ekzistojnë disa veshje në gardërobë tek të cilat mund të mbështeteni në momentet e pavendosmërisë për pamjen tuaj. Për t’u veshur kur duam të ndihemi të paarritshme.

Palltoja ngjyrë bezhë (apo camel, siç njihet në botën e modës) është pikërisht një nga këto! Ajo që quhet klasik i përjetshëm, që është e disponueshme për të pasur në dispozicion për të shtuar atë prekje elegante që nuk dështon kurrë.

E përkryer për t’u kombinuar me veshje formale, fustane dhe funde elegante, por shumë moderne edhe me një pulovër, me një palë xhinse dhe atlete me ngjyra. Cilido qoftë stili juaj, ju do të gjeni në pallton ngjyrë bezhë një aleat shumë të çmuar.

Ndër të preferuarit tanë të të gjitha kohërave është modeli me dopio kopsë me një prerje pak mashkullore dhe modeli super-femëror, por ka shumë variante interesante që plotësojnë kërkesat më të ndryshme të stilit.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top