Këshilla & Arsye

May 2, 2018 | 11:07

Elementët e rëndësishëm që shpesh mungojnë në organizmin tonë

Në ditët e sotme për shkak të ritmit të jetës, të stresit dhe ushqyerjes jo të balancuar shpesh ndiejmë mungesën e mikroelementeve vitale që i nevojiten trupave tanë në mënyrë që të funksionojnë në mënyrë efektive.

Më poshtë do të gjeni një listë me vitaminat që njerëzve shpesh u mungojnë në trupin e tyre dhe çfarë shkakton mungesa e tyre:

Potasiumi

Për çfarë shërben: Për presionin e zemrës, për balancimin e ujit në organizëm

Çfarë shkakton mungesa: aritmi, kocka të ndjeshme, depresion, mosfunksionim veshkash

Fibrat

Për çfarë shërben: Për një florë të shëndetshme, për nivele të ulëta sheqeri, për të pastruar trupin.

Çfarë shkakton mungesa: diabet, kolesterol, kapsllëk.

Kalciumi

Për çfarë shërben: kocka të forta, dhëmbë të fortë, bën mirë për trurin, për mpiksjen e gjakut.

Çfarë shkakton mungesa: probleme me zemrën, dhimbje kockash dhe muskujsh, dëmtim dhëmbësh.

Vitamina D

Për çfarë shërben: Asimilimin e K dhe MG, për një sistem të fortë imunitar, rrit energjinë.

Çfarë shkakton mungesa: Ftohje, pagjumësi, dhimbje kockash, rënie flokësh

Hekuri

Për çfarë shërben: për prodhimin e hormoneve, metabolizmin, transportimin e indeve të oksigjenit

Çfarë shkakton mungesa: flokë të thatë, rënie floku, thonj që këputen, anemi.

Burimi / scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top