FB

April 13, 2024 | 7:30

Elisabeta Hysi / Gjergji H Textile: Vizionarë dhe profesionistë të tekstileve në Shqipëri

 

Gjergji H Textile tanimë me një sipërfaqe 3000 m2 kushtuar tërësisht veshjes së hotelit, restorantit dhe shtëpisë.  Gamë e gjerë produktesh: perde, çarçafë, mbulesa tavolinash, peceta, peshqira, copa tapicerie, veshje shezlonësh, jastëk, jorgane, runera, uniforma pune, materiale dekori, etj. Mundësi pa fund zgjedhjeje me cilësi të pakrahasueshme. Stiloni ambientet tuaja me larmi dizajnesh dhe ngjyrash.

gjergji5

Si kanë arritur deri këtu? Kjo mund të jetë një nga pyetjet kur përballesh me sipërmarrje gjigante që të lë pa mend, e nis të hedhësh me veten teza hipotetike nga më absurdet. Pastaj mund të vijë pyetja e tjetër që mund të jetë dhe e para për nga radhitja: Si ia kanë dalë? Sepse jeta ka vështirësi. Biznesi në një terren si Shqipëria ka edhe më shumë. Ndaj problematika është pjesë e pandarë, dhe sado të mendosh se tek e fundit ky ka qenë “fati i rënë nga qielli”, ka shumë mendime dhe nga ato të natyrës njerëzore, të cilat duhet thënë, se nuk janë fort dashamirëse.

E ndërsa në këtë rrugëtim sfidat kanë qenë pjesë e këtyre viteve, shembujt e pafund janë tregues se ky investim, tanimë historik, ia ka vlejtur. Po flasim për një emër suksesi, në vizion dhe profesionalizëm, siç Gjergji H Textile është. Furnizuesi më i madh i tekstileve në Shqipëri dhe Rajon prej 30-vitesh. Dhe a e dini kush është e veçanta apo çelësi i suksesit që i ka prirë kompanisë? Padyshim formimi akademik i dy njerëzve, të cilët në boshtin e tyre kanë lidhjen familjare. Kjo do të thotë se ata kanë të njëjtën gjatësi vale të një shkolle bazë në njohjen, përcaktimin dhe vlerësimin e pëlhurave, në vlerë kimike dhe ekonomike. Dhe me sa duket një gjë e tillë bën dhe diferencën nga pjesa tjetër, që më së shumti kanë zgjedhur të bëjnë biznes. Armatura e dijeve për Gjergji H Textile, ka qenë referenca dhe siguria absolute në përkrahjen e nevojave të tregut shqiptar në fillimin e viteve ‘90. Vetë lundrimi në një treg të pastabilizuar e ka iniciuar të sjellë metrazhe tekstilesh cilësore, organike, por edhe ekonomike, duke edukuar njëherësh rëndësinë e teksturave të buta, jo alergjike dhe të freskëta për mirëqenien.

elisabeta-1

I ka kushtuar jetën pëlhurave. Një pasion i kahershëm që u shndërrua gjithashtu në profesion. Elisabeta Hysi, apo Ela siç e njohin të gjithë bashkëpunëtorët e saj, njihet si zonja e dashuruar me copat, dhe që e do aq shumë punën e saj. Dhe vërtetë. Në bisedë me të përfshihesh në larminë e pafundme të një informacioni rreth tekstileve, sa mund të të duket vetja i/e pazotë në dijet që ke pretenduar se i ke. Sepse Ela di të të shpjegojë me pasion rreth përbërjes së materialit, teksturës, emërtimeve të ndryshme që ajo merr kur gërshetohet me elementë të tjerë dhe konceptit vlerësues ekonomik të tipit, sa të japësh, duhet të marrësh. Që do të thotë, njëherësh qartëson idetë mbi vlerën e copës që do të shpenzosh, por edhe të buxhetit përshtatur me arredimin e hapësirës ku kërkon të investosh.

gjergji4 Kompania më e madhe e tekstileve në Shqipëri, Gjergji H Textile, gjatë këtij rrugëtimi 30-vjeçar, ka bërë një bilanc, i cili rezulton me shifra të ketë realizuar tre herë diametrin e Tokës në shitjen e mbi 40 milion metrave linearë metrazhe. Ndaj nuk janë rastësisht aty ku janë. Të besueshëm, të pakrahasueshëm dhe me një reputacion serioziteti dhe ndershmërie. Kryefjala e Gjergji H Textile është padiskutim të mos bërit kompromis me cilësinë, ndërsa pika e fortë dhe e pakonkurrueshme është cilësi e lartë me çmimet më të mira. Importues nga Kina që prej vitit 1994, në bashkëpunim me fabrikat më cilësore të prodhimit të copave, Gjergji H Textile është furnizuesi më i madh i lëndë së parë tekstile, që nis nga napa e thjeshtë, metrazhet për komplete çarçafësh, mbulesa tryeze, perde deri tek tendat, tapiceritë e mobilieve, tapetët si dhe aksesorët për kompletimin e një procesit që realizohet i mbyllur brenda kompanisë. Gjithçka vjen me një gjuhë të pastër tekstile, organike, bio dhe ekologjike. Gjergji H Textile bashkëpunon me furnizues të akredituar në botë si Marriot, Hayat dhe Hilton.

 

“Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë. Mendimet janë gjëra! Janë gjëra shumë të fuqishme që në të vërtetë, kur përzihen me vendosmëri dhe dëshirën e zjarrtë, mund të përkthehen në pasuri.”

– Elisabeta Hysi. Bashkëthemeluese, CEO

 

gjergji1

“One Stop Shop”

Për një hotel marrja e tekstileve me cilësi të lartë, të qëndrueshme dhe estetikisht të këndshme është thelbësore për përvojën e mysafirëve të tyre. Këtu hyn Gjergji H Tekstil, duke ofruar shumëllojshmëri zgjidhjesh dhe duke qenë një “One Stop Shop” për të përmbushur të gjitha kërkesat e tekstilit që i nevojitet një hoteli. Nga perdet te çarçafët, nga runerat te peshqirët, nga mbulesat e tavolinës te pecetat, gjithçka realizohet në kohë ideale.

Nëse jeni duke kërkuar për tekstilet më të mira për hotelerinë me shumicë, jeni në vendin e duhur. Gjergji H Textile ju ofron klientëve një përvojë të paharrueshme elegance, performance dhe rehatie. Të fokusuar në kualitetin e lartë të copave për një klientelë të zgjedhur, Gjergji H Textile sjell cilësinë më të lartë të endjes satin dhe percale, 100% pambuk, me një numër të lartë fijesh (300, 400, 500, 600 thurje). Gjergji H Textile është kompania e parë dhe e vetme që ka sjellë cilësinë e pëlhurave organike prej pambuku Pima dhe Supima, që janë një dashuri në prekje dhe trup. Këto janë pëlhura të prodhuara nga furnizues të akredituar nga brandet më të mira me 5 yje në botë. Gjithashtu, çdo porosi personalizon brendin e saj në çdo detaj, punuar me teknologjinë më të fundit të qëndisjes. Sepse në Gjergji H Textile performanca realizohet në të gjitha kërkesat e hotelerisë.

gjergji3

Një shembull suksesi, Gjergji H Textile njihet si një markë e cilësisë së lartë, që siguron vetëm produkte të cilësisë Premium dhe shërbim profesional nga një ekip profesionistësh me përvojë gati 30-vjeçare. Koleksioni i Hotelerisë ofron një gamë të gjerë si: veshje krevati, tualeti dhe tavoline, rrobdishane, pantofla dhe peshqirë pishinash të bëra nga fibrat e pambukut Organic (JO OMGJ). Një përvojë e paharrueshme e personalizuar edhe përmes shërbimeve të tjera siç është dizajni i perdeve, që nga matjet, prodhimi, dërgesat derë më derë, instalimi dhe rregullimi. Të gjitha qepjet e perdeve bëhen duke përdorur sisteme automatike moderne. Në këtë mënyrë, çdo anë e perdeve në hotelin tuaj ka të njëjtin perfeksion ne milimetra.

gjergji

Jepini klasin që meriton hotelit tuaj!

Dëshironi të kompletoni hotelin tuaj dhe t’i jepni elegancën e merituar por nuk dini nga t’ia filloni? Lërjani ekspertëve të Gjergji H Textile në dorë. Ata kanë gjithë përvojën për t’jua lehtësuar punën. Dhe sfida nuk ndërtohet mbi modele modeste. Disa nga projektet e tyre më të mëdha në Shqipëri dhe Rajon, janë hotele dhe resorte shumë të suksesshëm, disa prej tyre dhe brande ndërkombëtare. Gjithçka konceptuar dhe përfunduar nga A-Zh, duke gërshetuar cilësinë, elegancën, modernen dhe buxhetin e favorshëm për të shpenzuar. Brenda një periudhe njëmujore u realizua në kohë rekord kompletimi i një resorti të ri me 550 dhoma, projekt i besuar që nga perdet në dhoma, restorante dhe korridore, çarçafët, jastëkët, jorganet, peshqirat e dhomave dhe të plazhit, pantoflat njëpërdorimëshe, runerat, jastekët dekorativë si dhe aksesorët.  

gjergji2  gjergji7

 

Adresa: Showroom në Citypark dhe Qendra Concord, rruga 5 Maji

Telefon:

+355682023720

+355697088800

+355697088802

www.gjergjihtextil.com

E-Mail: [email protected]

[email protected]

[email protected]

Facebook gjergjhtextil.ela

Instagram  gjergjihtextile

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top