Në fokus

November 13, 2019 | 8:45

Emocionet janë ushqim për trupin dhe ndikojnë në stomak. Ja se si…

Emocionet, të këndshme dhe të pakëndshme, ndikojnë në trupin e njeriut njësoj si ushqimi që do të tretet. Nuk është për t’u habitur që, lloji i emocionit të përjetuar, ndikon në stomak njësoj si të ishte një vakt i shijshëm, apo i keq.

Ndjenja e një nyje në stomak nëse kemi frikë, ose fluturat e famshme kur biem në dashuri, janë shembuj të kësaj lidhje mes mendjes dhe sistemit të tretjes. Ndikimi i menjëhershëm i emocioneve në stomak ndodh sepse një nga hartat emocionale më të rëndësishme të trurit, korteksi izolues, mbledh informacione përmes traktit digjestiv.

Për më tepër, pjesa e sistemit nervor që administron sistemin gastrointestinal përmban neurotransmetues, siç ndodh në tru. 90% e serotoninës, hormoni që rregullon gjendjen e mendjes, prodhohet në sistemin tretës. Stresi, si dhe emocionet e tjera negative, kanë një ndikim negativ në aparatin tretës, duke shkaktuar kushte të tilla si zorrë të irrituara, spazma dhe dispepsi.

Ja se çfarë të bëni për të shmangur këto lloj kushtesh.

Largoni ankthin. Duke ulur nivelet e stresit dhe ankthit njeriu jeton më mirë dhe sistemi tretës sinkronizohet me trurin.

Buzëqeshni më shumë. Një buzëqeshje e thjeshtë ka aftësinë të ndryshojë qarkun e shqetësimeve, sepse dërgon një sinjal pozitiv në tru. Buzëqeshja autentike, që është buzëqeshja e pavullnetshme ose spontane, ka të njëjtin efekt si një buzëqeshje e rreme për trurin.

Largoni emocionet toksike. Irritimi, ankthi, trishtimi, zemërimi, turpi, zilia, faji, armiqësia: këto janë të gjitha emocione që rrisin prodhimin e kortizolit, hormonit të stresit.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top