Mirëqenie

March 13, 2020 | 8:12

Emocionet negative janë thelbësore për mirëqenien dhe shëndetin mendor

Një nga qëllimet më të rëndësishme të psikoterapisë, është që pacienti të mësojë të njohë dhe të shprehë një gamë të plotë emocionesh dhe në terapi, pacienti mësohet të mos kërkojë falje për ato që shpreh e ndjen. Shumë individë luftojnë me emocione shqetësuese, të tilla si: zemërimi ekstrem, apo më keq, me mendime rreth vetëvrasjes, si shumica e njerëzve në jetën reale.

1

Sidomos në vitet e fundit, njerëzit ndjehen fajtorë dhe të turpëruar për atë që ata e perceptojnë si negativitet. Reagime të tilla padyshim rrjedhin nga paragjykimet thelbësore të kulturës, gjithmonë në rritje drejt të menduarit pozitiv. Edhe pse kultivimi i emocioneve pozitive është me vlerë, problemet lindin kur njerëzit fillojnë të besojnë se, ata duhet të jenë optimistë gjatë gjithë kohës.

Në fakt, zemërimi dhe pikëllimi janë një pjesë e rëndësishme e jetës, dhe studimet e shumta tregojnë se, pranimi e përjetimi i këtyre lloj emocionesh është jetike për shëndetin tonë mendor. Duke u përpjekur t’i shtypim, mund të ndodhë e kundërta, dhe madje, edhe zvogëlohet ndjenja e kënaqësisë.

“Pranimi i kompleksitetit të jetës mund të jetë një rrugë e veçanërisht e frytshme për mirëqenien psikologjike”, thonë psikologët Jonathan M. Adler, Franklin W. Olin dhe Hal E. Hershfield, të cilët e kanë vëzhguar dhe studiuar lidhjen mes përvojës emocionale të përzier dhe mirëqenies psikologjike në një grup njerëzish që i janë nënshtruar 12 seancave këshilluese psikoterapke.

“Emocionet negative ndihmojnë mbijetesën tonë pasi ato mund të na japin të dhëna vitale mbi një problem shëndeti, marrëdhënie apo çështje të tjera të rëndësishme, të cilat kanë nevojë për vëmendjen tonë”, vë në dukje Adler. Edhe në qoftë se arrini me sukses ta shmangni, të menduarit dhe të përjetuarit e një emocioni negativ, ai ende mund ‘të banojë’ në qetësi në nënndërgjegjegjen apo pavetëdijen tuaj.

Është e pamundur t’i shmangësh krejt emocionet negative sepse të jetosh do të thotë të përjetosh pengesa, dështime dhe konflikte. Të mësosh se si të përballesh me këto emocione është çelësi.

Ashtu si në psikoterapi, pasi individi i pranon mendimet dhe ndjenjat e tij, largon ndjenjat e turpit dhe fajit, ai fillon të shohë me qartësi të madhe problemet e tij dhe këtu fillon rruga e rikuperimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top