Në fokus

September 8, 2018 | 9:00

Ëndrrat përmirësojnë gjendjen fizike dhe mendore

Psikologu Rubin Naiman thotë se ëndrrat përfaqësojnë një përzierje të shkencës, magjisë dhe misterit: pa to, njerëzit janë më të prirur për nervozizëm, depresion dhe shtim në peshë.

Ndër efektet e mungesës së gjumit janë edhe humbja e racionalitetit, reduktimi i kujtesës dhe ndryshimi i sistemit imunitar.

Armiqtë e ëndrrave

Sipas Naiman, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për alkoolin, drogën dhe një mënyrë jetese të papërshtatshme, por edhe për rutinën tonë të gjumit, piluat që përdorim, zhurmat, pajisjet teknologjike etj., që ndikojnë në orën biologjike të trupit.

Ato nxisin mirëqenien psiko-fizike

Për shumë njerëz, gjumi dhe ëndërrimi mund të mos jenë shumë të rëndësishëm, madje ata reduktojnë kohën e gjumit për t’u marrë më aktivitete të tjera, por psikologu Naiman thotë se ëndrrat promovojnë mirëqenien fizike dhe mendore.

Mbani mend!

Gjumi i qetë lidhet me një cilësi më të lartë të jetës dhe jetëgjatësisë. Për të ruajtur mirëqenien tuaj psiko-fizike do të ishte e mjaftueshme të flini 7-8 orë çdo natë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top