Mirëqenie

September 8, 2018 | 8:45

Ja disa nga sëmundjet që lufton konsumimi i shegës

Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për organizmin tonë. E përdorur shpesh në dieta ajo është një parandaluese e sëmundjes së Alzhaimer-it. Enzimat që përmban shega shërbejnë si frenuese për këtë lloj sëmundjeje.

Ja disa prej sëmundjeve që lufton shega nëse konsumohet rregullisht.

Kanceri në mushkëri

Shega është e pasur në vitamina të cilat bëjnë të mundur parandalimin dhe ngadalësimin e përhapjes së kancerit në mushkëri. Eksperimentet janë kryer mbi kafshë që kanë ngjasime me njerëzit dhe rezultatet kanë qenë mahnitëse.

Lëngu i shegës lufton infarktet dhe iktusin

Lëngu i shegës mund të quhet një bar i çmuar për zemrën. Nëse pini një gotë me lëng shege çdo ditë, do të mund të parandaloni formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arteriosklerozat. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmon për aktivizimin e substancave oksiduese.

Përdorimi i shegës në mjekësinë popullore

Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 % sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut të shegës aktiviteti ynë rritet me 32 %. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. 

Sëmundjet e stomakut

Merren 20-30 gramë lule shege vendosen në një litër ujë dhe zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj pihen 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e shegës mund të përdoret për përgatitjen e këtij çaji. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.

Shtesë

Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Në Lindje përdoret edhe si mjet për të ngjyrosur lëkurat. Por përveç qëllimeve mjekësore, shegët përdoren për të bërë ëmbëlsira apo kokteje të ndryshme. Shega gjen përdorim të shumëllojshëm edhe tek tortat, reçelrat, akulloret dhe marmelatat e ndryshme. Gjithashtu përdoret edhe për zbukurimin e pjatave.

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top