FB

January 24, 2024 | 7:30

Enevie Klinikë Estetike / E bukura n’prag, në Lezhë!

 

 

 

E gjithë jeta është të mësuarit, dhe askush nga ne nuk e gjen veten të përjashtuar në asnjë moment nga kjo domethënie. Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me dijet apo njohuritë akademike, me vitet mbi supe apo kërkesat individuale. Është si të thuash, si ajo shumësia prej miliarda yjesh në udhën e qumështit, e cila ndriçon në pafundësi jetët tona, e padyshim në aspektin jetësor, na ofron mundësi po aq të tilla për t’i dhënë kuptimin e duhur dhe plotësues. Po, sepse e tillë funksionon jeta, e cila rezervon gjithmonë diçka të re për të na mësuar.

ela

I tillë erdhi ky rrugëtim për Anduela Ndoka, sipërmarrëse, kozmetologe, i cili sot shënon një dimension të ri në jetën e saj, duke marrë akoma më shumë kuptim sepse ai jetësohet pikërisht në qytetin e saj të lindjes, në Lezhë.

Njëzet vite pas. Një rritje e njehsuar në emigracion, në shtetin fqinj Itali, mes gjithëpërfshirjesh, angazhimesh studimore, përulësie për të marrë më të mirën profesionalisht, e papërtuar dhe ambicioze në realizimin e asaj që i përkiste vetëm Elës (Anduelës). Sot ajo e sheh veten fort komode në ‘këpucët e saj’, pa ndjerë ngushtësinë e sprovave për të zbuluar atë që Ela ruante si sekret në qenësinë e saj, ndërsa sot e di fort mirë se kujt i përket.

ela3Jemi në hyrje të qytetit të Lezhës, në kthesën e parë djathtas në rrugën “Franc Jozef Shtraus”. Rrugë e cila nderohet me emrin e diplomatit të shquar gjerman, i cili ka vizituar herët Shqipërinë. Kjo rrugë lineare, e bukur, e pastër, e zhvilluar dhe me panoramë fort të këndshme me dritëpamje nga mali, na gjen pranë të parës qendër estetike të konceptuar si bashkëkohore për nivelin e saj në këtë qytet. Klinika Estetike ENEVIE, jo rastësisht bashkon një mision qëndrueshmërie fjalësh, ku në thelb kuptimi i saj tërheq ndershmërinë, padurimin dhe miqësinë. Kjo qendër model, me teknologjinë e fjalës së fundit, pajisje të prodhuara në 2022, ofron standardet më të larta të një spektri të gjerë shërbimesh me mjekët më profesionistë të fushave përkatëse. “E bukura n’prag” është ftesa më e dashur për të gjitha vajzat dhe gratë që bukurinë nuk e shohin thjesht si një nocion shndërrimi apo ribërjeje totale. Sepse në Klinikën Estetike ENEVIE, mirëqenia dhe kurimi i fytyrës dhe trupit merr vlerë më shumë se shëndetësore. Trajtimet estetike janë konceptuar për t’ju dhuruar freskinë dhe rininë e lëkurës.

ela4

Tanimë nuk keni pse të vuani për një konsultë apo një shërbim duke u sfilitur deri në Tiranë. Falë teknologjisë së avancuar, mjekëve të specializuar dhe produkteve më risi të kohës në fushën e kozmetologjisë, Klinika Estetike Enevie arrin të mbulojë me shërbimet që ofron, gjithë veriun e vendit, që nga Laçi, Mamurrasi, Shkodra etj. Një dritare e shkëlqyer për mirëqenien e bukurisë, duke ju kursyer fizikisht, emocionalisht por edhe në drejtim të buxhetit tuaj ekonomik. Ela e ka mirëmenduar edhe këtë, duke ju favorizuar në çmime sipas standardit jetik të qytetit, për t’iu dhënë të gjithëve mundësive të marrin shërbimet estetike që duan.

ela1 ela2

Në Klinikën Estetike Enevie shërbimet nisin nga vetullat mikroblading me lazerin e Akademisë Phibrows, për të vijuar me filler, botoks, dermapen4, plazmapen, sustat e kolagjenit për të tonifikuar lëkurën, phion plasma pen, blefaroplastika jo kirurgjikale për kapakët e syrit, lifting të qafës, barkut, heqje e lythave, zbehje e rrudhave, e njollave dhe pigmenteve të ndryshme në lëkurë, heqja e strijave dhe cikatriçeve, trajtimi i alopecisë areata etj. Lazer për heqjen e tatuazheve, epilimin dhe depilimin, karbon peeling, solar me aparaturën Megasun i cili mbron më shumë se dielli deri në 80% lëkurën, etj.

Në Klinikën Enevie trajtimet dhe pastrimet e fytyrës bëhen me produkte të cilësisë së lartë.

 

Adresa: Rruga Shtraus, Lezhë. Cel: +355 69 571 1114

Instagram: enevieaesthetics

Facebook: Enevie Klinike Estetike Lezhe

Email- [email protected]

 

Publikuar në Revistën Psikologjia nr.187

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top