Këshilla & Arsye

April 3, 2020 | 8:12

Erisa Dosti: Si të përballojmë situatën aktuale?

 

A është ky fundi? Një ndër mendimet që na vjen sapo dëgjojmë informacionet më të përditësuara rreth situatës aktuale. Por si ndikohet truri ynë nga negativja që shoqëron ngjarjen?

Erisa Dosti, psikologe

Erisa Dosti, psikologe

A është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të përpunojë stresin duke u futur në gjendje emocionale të fortë, por me situatën aktuale ky veprim është në proces të gjatë prandaj është duke “prishur” normalitetitn e mirëqenies së shëndetit të njeriut.

Si t’i përballojmë këto lajme?

Gjithsecili duhet të mirëorganizojë rutinën ditore të qëndrimit në shtëpi. Duhet të vendos një limit kohor për çdo lajm apo shfletim lajmesh në rrjete sociale.

Duhet të përpiqeni të bëheni më tepër kreativ në kushte shtëpiake.

Kundesuni për veten dhe higjienën tuaj, është një veprim në përfundim të të cilit marrim grimca kënaqësie.

Kryeni aktivitete fizike, kështu do të mund të shkarkoni gjithë energjitë negative dhe do ndjeheni më optimist.

Mund të meditoni, do ju ndihmojë në menaxhimin e frymëmarrjes suaj,dhe do ndjeheni më të qetë.

1

Gjithashtu mund të merreni me veprimtari të tjera, për shembull, të gatuani, të lexoni një libër, të dëgjoni muzikë të mirë, të jeni sa më kreativë, pra të perpiqeni ta mbani veten të zënë në mënyrë që të jeni më energjik, sepse energjia është ajo që na duhet më tepër në të tilla situata.

Të përpiqemi të jemi të ndërgjegjshëm se kur një lajm është duke ndikuar keq dhe po fillon të bëhet i papërballueshëm thjesht duhet ta fikim TV, apo çdo program tjetër me nota negativiteti.

Njerëzit duhet të përpiqen të nxjerrin anën më të mirë të çdo situate në të cilën ndodhen, të jenë më të ndërgjegjshëm se kanë më tepër kohë për të kaluar me familjen e të afërmit e tyre.

Sidoqoftë, për të gjithë kjo do të jetë një eksperiencë ndryshe!

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top