Dëshmi

April 3, 2020 | 8:11

Shqiptarët shembull i bukur solidariteti në Remedello, provincë e Breshias

 

Komuniteti i shqiptarëve në territorin e komunës Remedello në qytetin e Breshias në Itali, ka ofruar materiale të nevojshme për mbrojtjen civile shoqëruar me këtë letër:

2

E dashur Mbrojtje Civile:

Në emër të komunitetit shqiptar dhe në shenjë mirënjohjeje për popullin italian për atë që po bëjnë për të gjithë ne, kemi menduar të kontribuojmë në mënyrën tonë të vogël, për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë për të gjithë, me materiale bazë (doreza dhe veshje të gjera) për të demonstruar praninë tonë.

1

Sigurisht që së bashku do ia dalim!

Komuna e Remedellos iu përgjigj menjëherë, duke falënderuar komunitetin shqiptar dhe këshilltarin e qytetit me origjinë nga Lushnja.

“Falenderojmë me zemër bashkëqytetarët tanë me origjinë shqiptare, të cilët, përmes këshilltarit tonë komunal Altin Hysenbelliu, dhuruan nevoja themelore (doreza dhe mbulesa të disponueshme) për Mbrojtjen Civile të Remedellos. Një shembull i bukur i solidaritetit në këtë moment tragjik të “luftës së heshtur” që me siguri do ta fitojmë!”

Faleminderit Altin dhe faleminderit të gjithëve ju miq shqiptarë” shkruhet në faqen e Facebook-ut të komunës. 

Remedello, provincë e Breshias

Remedello, provincë e Breshias

Burimi: https://www.albanianews.it/italia/albanesi-esempio-remedello-comune-ringrazia 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top