Dëshmi

May 12, 2018 | 8:40

Erjola nga Krraba operohet në pediatri, moderatorja e njohur “i bëhet nënë” për një ditë

Çdo ditë pas shkollë fëmijët në Krrabë, rendin me vrap për tek mensa sociale, ushqimin e së cilës e siguron fondacioni “Firdeus”. Atje shijojnë gjellërat e ngrohta, frutat dhe ëmbëlsirat. Në kohën që Erjola me vëllain e saj ishin në mensë duke bërë detyrat e shtëpisë, Elvis Naçi së bashku me dy djemtë e tij shkoi për ta takuar.

Javën e kaluar Erjola nuk e dinte se çfarë e priste në shtëpinë “gërmadhë”. “Shqiptarët janë gjithmonë pranë nesh dhe bëjnë surpriza të bukura, lotët e tu i kanë prekur të gjithë kush të pa në emision, por sot nuk është koha e lotëve të hidhërimet, ka ardhur koha për lotët e gëzimit. Ka ardhur tashmë momenti për surprizën e bukur” tha Elvisi teksa e mblodhi gjithë familjen e Erjolës para derës së shtëpisë së tyre.

Derën e shtëpisë së transformuar krejtësisht e hapi vetë Erjola. Nuk munguan emocionet dhe lotët e gëzimit. Shtëpia mezi njihej në krahasim me gërmadhën gri të vjetër. Dhoma e pritjes ishte ishte plot dritë me mobiliet e reja. Dhoma e Erjolës gjithashtu ishte arreduar me kujdes. Tavolina ishte e tej mbushur me çokollata.

Nuk më besohet, nuk më duket si shtëpia ime” i tha Erjola Elvisit. Më herët, i ati i Erjolës tha se vajza vuante nga hernia inguinale, në gjuhën e popullit njihet si dhjami ose dhjamthi. Hernia inguinale është një dëmtim i shtresave të murit të barkut . Mund të jetë e lindur sa herë që vrimat natyrale në paretin e barkut janë më të zgjeruara se duhet, duke lejuar në këtë mënyrë daljen e organeve të ndryshme nën lëkurë.

ola

E sollëm Erjolën në Tiranë për ta vizituar në në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në hyrje të spitalit pediatrik babë e bijë u takuan me moderatoren e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ola Bruko. Ola i kishte premtuar Erjolës që do ta shoqëronte gjatë vizitës në spital. Një përqafim i ngrohtë dhe ca fjalë zemre për t’i dhënë kurajo i duheshin 10-vjeçares, e cila kishte pak frikë nga vizita në spital.

Ola e shoqëroi Erjolën në çdo vizitë tek mjekët specialistë derisa ajo u fut në sallën e operacionit. Fillimisht ishte kirurgu pediatër, Dritan Alushani, shef i shërbimit të kirurgjisë infantile, i cili e vizitoi Erjolën duke i thënë se dhjamthi do t’i hiqej po atë ditë, ndërhyrja është e thjeshtë tha mjeku dhe pas 3 orësh vajza mund të kthehej në banesën e saj në Krrabë.

Ola më pas e shoqëri vajzën tek mjeku Prof. Asc. Besim Boçi, Shef i shërbimit ORL në QSUT. Pasi e ekzaminoi mjeku tha se vajza ka bajame të zmadhuara dhe mish të huaj në hundë, për këto probleme shëndetësore vajza do të rikthehet në spital për të hequr bajamet dhe mishin e huaj në hundë.

Burimi Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top