Mirëqenie

May 12, 2018 | 8:42

Nga Florentina Sadriu: “Urime, u bëfsh 100 vjeç!” të mos mbetet një urim, por t’u qëndrojmë më pranë njerëzve të afërt

 

Zakonisht njerëzit shprehin me fjalë, atë më të mirën, për t’i  dëshiruar dikujt që ka ditëlindjen. Mirëpo në realitet sa e dëshirojmë, dhe e mirëpresim një urim të tillë?!

Florentina Sadriu, sociologe

Florentina Sadriu, sociologe

Procesi i natyrës është i tillë që, njeriu lind, plaket dhe në fund vdes. Mirëpo sa ne jemi të gatshëm që të ofrojmë kujdes ndihmë dhe mëshirë e dashuri ndaj personave të moshuar, prindërve e gjyshërve.

Sikurse është bërë dukuri kohëve të fundit, pretekst i obligimeve dhe angazhimeve të jetës, që mos të kemi kohe për të qëndruar afër njerëzve tanë, të cilët kanë moshën e plakjes.

Jo më kot thuhet se “Njeriu dy herë bëhet fëmijë”. Që do të thotë se, në moshën e fëmijërisë është e nevojshme për kujdesin në të gjitha aspektet. Ushqyerjen, veshjen, mbrojtjen, përkrahjen. Kjo nevojë është e njëjtë edhe për prindërit dhe gjyshërit, të cilët kanë arritur në një moshë që kujdesi ynë i ndërsjellë për ata është e nevojshme dhe e domosdoshme.

2Përderisa këta persona nuk kanë kursyer kohën, vullnetin, dashurinë, gjumin, paratë për të kontribuar për fëmijët e tyre, ashtu duhet që edhe ne të jemi në vullnetin e mirë, të dashur e human që t’ua kthejmë, kur më së shumti kanë nevojë.

Atributet njerëzore dhe shoqërore duhet të jenë të nivelit sa për të arritur shkallën e ndjenjave dhe humanitetit që të jemi ashtu siç duhet.

Është bërë një dukuri aspak e mirë që personat e moshuar të mbesin në ironinë e fatit. A thua valle se kur t’i humbim, ku mbetet ndërgjegjja jonë? A do i bëjmë vetes pyetje, a do të gjykojmë veten dhe sa do të jemi kritikë ndaj vetes tonë se, a mos u mbetëm borxh, se a ishte e mjaftueshme ajo se çka neve kemi bërë ose edhe fare nuk u munduam.

Brezat kalojnë dhe secili do të përjetojë atë se çka kemi mbjellë më herët. Përkundër angazhimeve të ndryshme, përballjeve me sfidat e jetës, orareve të gjata të punës, duhet që të ushqejmë ndjenjën me gjëra pozitive, humane e njerëzore.

T’u kushtojmë kohën, dashurinë e kujdesin atyre që u munduan një jetë të tërë për ne, dhe falë tyre, secili kemi arritjet dhe sukseset tona në jetë. Andaj, mos të bëjmë urimet vetëm sa për sy e faqe, mos të mbeten vetëm një fjalë goje, por në realitet t’i urojmë me vepra, sepse secila vepër e jona do të bëhet rezultat i të ardhmes tonë. Dhe kjo do të përcillet nëpër breza.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top