FB

February 2, 2022 | 8:27

Është më infektues se Omicron! Çfarë po ndodh me nënvariantin e ri që po qarkullon?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka reaguar për shqetësimin që ka nxitur tek shkencëtarët identifikimi dhe përhapja e një nën-variant të Omicron, i njohur si BA.2, i cili po konkuron me variantin origjinal në Evropë dhe Azi.

omicron pozitive

Sipas Reuters, OBSH thotë se nënvarianti i ri Omicron nuk shkakton sëmundje më të rëndë se sa varianti origjinal.

“Nuk ka asnjë provë deri më tani për ndonjë ndryshim në ashpërsinë e sëmundjes që shkakton nënvarianti dhe varianti origjinal. BA.2 kuptohet se është më i transmetueshëm se BA.1 (varianti origjinal i Omicron), por diferenca është më e vogël se dallimi midis Omicron dhe Delta. Vaksinat janë po aq efektive kundër BA.2”, citohet të kenë thënë zyrtarë të OBSH-së.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, BA.1 është gjetur në 98.8 për qind të rasteve, të paraqitura në bazën e të dhënave publike të viruseve, GISAID, deri më 25 janar.

Por, në ditët e fundit, sipas OBSH-së, disa vende kanë raportuar rritje të numrit me nënvariantin e njohur si BA.2. Përveç BA.1 dhe BA.2, OBSH-ja rendit edhe dy nënvariante të tjera nën ombrellën e Omicronit: BA.1.1.529 dhe BA.3. Të gjitha janë të lidhura ngushtë gjenetikisht, por secili prej tyre përmban mutacione që mund t’ua ndryshojnë mënyrën se si sillen.

 

 

Burimi / PanoramaOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top