Po, përfundove diplomën, bëre edhe masterin. Je i arsimuar tani? Jo domosdoshmërisht.
Do të dëshiroja t’ju kujtoja se shumica e “njerëzve të mençur” që kaluan nëpër këtë planet, nuk u bënë të mençur nga njohuritë që morën në shkolla dhe universitete, as nuk vërtetuan vlerën e tyre përmes një punimi, por përmes përvojave të tyre, duke dhënë një shembull të mirë për pjesën tjetër.
Edukimi nuk është vetëm njohuri, domethënë ajo që mësojmë në shkolla ose në shoqëri.
Edukimi është gjithashtu mënyra se si ne përdorim njohuritë që kemi marrë, d.m.th mënyrën sesi trajtojmë qeniet njerëzore dhe pjesën tjetër të krijesave të gjalla të vendit, mënyrën se si e vendosim të mirën e përbashkët mbi ambiciet dhe kënaqësitë tona personale.
Edukimi shkon aq larg sa të marrim nga natyra atë që mund të na japë ne, ta ndajmë atë me qeniet njerëzore (dhe pjesën tjetër të krijesave të planetit) dhe të lëmë diçka për brezat e ardhshëm. Edukimi është të mbajmë dhe zhvillojmë vlerat tona njerëzore, siç janë drejtësia, detyra, ndershmëria, e vërteta, puna e palodhur dhe dashuria për njeriun, shoqërinë dhe mjedisin, duke evoluar shoqërinë njerëzore drejt së ardhmes që meriton…
Siç thoshte Cervantes: “Ka njerëz, njohuria e të cilëve nuk i ndalon, apo pengon ata të jenë kafshë”.
Një vështrim përreth shpesh është i mjaftueshëm për t’ju bindur: mbeturina në çdo cep, shpyllëzimi i pyjeve tona, copëzimi i ekosistemeve tona natyrore, zhvillimi anarkik, hotelet në plazhet që pjellin breshka, mbivendosja e deteve tona dhe shumë më tepër që nuk mund t’i rendis.
Sidomos nëse mendoni se si i trajtojmë apo se si sillemi me qeniet njerëzore. Nëse dyshoni, bëni një shëtitje nëpër qytet, përpiquni të kaloni rrugën, shikoni se çfarë po ndodh në parkingun për personat me aftësi të kufizuara ose thjeshtë vendoseni kanalin e televizorit tek lajmet dhe shikoni se sa njerëz vjedhin paratë e popullit ose abuzojnë me fuqinë që i është dhënë prej tij për t’i çuar ata në “një të nesërme më të mirë”.
Kështu që, përveç njohurisë që ju dhe fëmijët tuaj do të merrni në shkolla dhe universitete, sigurohuni që të mësoni(por edhe t’u mësoni) arsim, sjellje të mirë dhe edukim. Dhe shumë nga këto mësime ju jepen nga vetë natyra, nëse thjeshtë i afroheni asaj më shumë.
Do të më thoni, unë lexoj: gazetat, revistat, blogjet, sportet. Nuk mund të bëhet shumë i arsimuar kur dikush lexon vetëm atë që i pëlqen.
“Është e padobishme të mësosh pa menduar, është e rrezikshme të mendosh pa mësuar”, sipas Confucit (Confucius).
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.