FB

April 16, 2026 | 12:52

27-vjet nga eksodi i rreth një milion shqiptarëve nga Kosova, të detyruar nga forcat paramilitare serbe të shpërngulen

 

Sot mbushen 27 vjet nga eksodi i përmasave biblike i shqiptarëve të Kosovës, një prej tragjedive më të rënda njerëzore në historinë moderne, ku gjatë viteve 1998-1999 rreth një milion njerëz u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre prej forcave paramilitare serbe.

eksodi

Ky dëbim masiv, që synonte spastrimin etnik, arriti kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, duke detyruar qindra mijëra gra, fëmijë dhe të moshuar të kërkonin shpëtim në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, ndërsa shumë të tjerë mbetën të zhvendosur maleve të Kosovës në kushte tejet të vështira. Dëshmitë e kohës tregojnë për një popullatë të dhunuar, të torturuar dhe të zhveshur nga çdo pasuri prej forcave serbe përpara se të kalonin kufirin.

Kukësi u bë epiqendra e kësaj drame njerëzore, ku me 27 mars 1999 mbërritën 187 refugjatët e parë, numër që brenda pak orësh arriti në mbi 12 mijë dhe vazhdoi të rritej me ritme të frikshme dita-ditës. Mikpritja kuksiane mbetet një akt unik solidariteti, ku çdo familje hapi dyert duke strehuar mesatarisht 14 persona në shtëpitë e tyre, ndërkohë që institucionet publike, shkollat dhe depot u kthyen në vendstrehime të përkohshme. Ky kontribut i jashtëzakonshëm u simbolizua më vonë me ndërtimin e Obeliskut (Kullës së Kujtesës) në Kukës, një monument 23.5 metra i lartë që përmes fotografive dokumenton vuajtjet e asaj periudhe. Po ashtu, në Han të Elezit, Qendra Përkujtimore “Bllaca ‘99” me “Murin e Kujtesës” dhe mozaikun e sakrificës së nënës shqiptare, shërben si një kujtesë e gjallë e rezistencës dhe mirënjohjes për faktorin ndërkombëtar që ndihmoi në çlirimin e Kosovës.

eksodi-memoriali

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top