Marrëdhënie

May 20, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Besimi dhe fundi i një marrëdhënieje

Ne priremi të besojmë gabimisht se ajo që e mban një marrëdhënie të vazhdueshme është dashuria, por ajo që e mban vërtetë një marrëdhënie është besimi. Sepse siguria e parashikuar nga kjo fjalë, mbyll ato të tjerat, shumë më të rëndësishme, siç janë: respekti, vlerësimi, ndershmëria.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Herët a vonë, ne mësojmë se pa ndershmëri asnjë marrëdhënie nuk zgjat shumë. Gënjeshtra gërvish në të sikurse hardhuca në dru dhe sa më shumë emocione ka në këtë marrëdhënie, aq më e madhe është dhembja, zhgënjimi, ndjenja e tradhtisë për atë që pranon gënjeshtrën.

Sigurisht, jo të gjitha gënjeshtrat janë të njëjta. Disa janë të vogla dhe të pafajshme, mbase ndonjëherë duke mbrojtur marrëdhënien nga çështje të pakuptimta dhe të dobëta. Por edhe nëse përsëriten shpesh, ato janë të mjaftueshme për të tronditur besimin e njërit ose tjetrit në planin afatgjatë. Si sjellje jo konsistente.

Ne i besojmë dikujt që e dimë se ato që na thotë do t’i bëjë. Ndihemi të sigurt pranë dikujt që është i qëndrueshëm në fjalët e tij, sepse në këtë mënyrë ndiejmë se ai do të jetë konsistent edhe në ndjenjat e tij. Pra, nuk kemi pse të shqetësohemi gjatë gjithë kohës nëse ai është besnik ndaj nesh (d.m.th. besnikë – fjalë sinonime që disa njerëz i injorojnë ose ngatërrojnë kuptimin e tyre për fat të keq).

Ndihemi të sigurt pranë dikujt që është i sinqertë dhe konsistent me ne, sepse kjo tregon para së gjithash, diçka për cilësinë e njëjtë. Kjo tregon se ai ka mjaftë sedër dhe vetëvlerësim të mjaftueshëm për të treguar respekt dhe vlerësim edhe për ne, pasi dihet që askush nuk mund t’i japë dikujt tjetër diçka që ai nuk e ka, së pari vetë.

Sidoqoftë, dikush që është mësuar të përdorë gënjeshtra në marrëdhëniet e tij tregon qartë se ky tipar rregullon edhe marrëdhëniet e tij më personale, atë me veten e tij. Pra, pavarësisht se sa herë ti fal dikë që ka qenë i padrejtë me ty, të ka gënjyer dhe ka tronditur pa pushim besimin, ai nuk do të ndalojë së bëri atë, sepse ai thjeshtë, nuk e di se si të jetë i vërtetë…

Kur të pëlqen të jetosh, të shohësh  anën optimiste të jetës, bukurinë e natyrës dhe njerëzve, kur beson në fuqinë e shpirtit dhe në të vërtetën që fiton gjithmonë, kur mendon apo ndjen se gjithçka është një dhe se në këtë zinxhir, ne jemi të gjithë unaza të tij dhe kur shpreson se të gjitha këto mund t’i ndash me të gjithë dhe ndoshta ta ndryshosh pak botën, atëherë shkruan dhe punon në çfarëdo mënyrë për këtë….

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com