Në fokus

September 7, 2020 | 8:07

Esmeralda Birçaj: Divorci, gota e hidhur e ndarjes

 

Nëse martesa është lindja simbolike e një marrëdhënieje (përpara perëndive dhe njerëzve), atëherë divorci është akt regjistrimi që konfirmon vdekjen e saj! Po flasim për ato marrëdhënie që nuk shkojnë më tej, ku dy partnerët, në të vërtetë vuajnë, duke shtypur njëri-tjetrin, në një gjendje shumë larg asaj që ëndërruan dhe në një farë mase, ndoshta, kërkuan.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Por edhe në një situatë të tillë, divorci është një deklaratë shumë e ashpër dhe e pakëndshme, pa marrë parasysh sa jemi të përgatitur për të. Shumë shpesh çiftet, edhe kur pranojnë “se nuk ka rrugë tjetër”, e kanë të vështirë të marrin një vendim përfundimtar (ose, edhe nëse e marrë atë, e kujtojnë menjëherë). Shumë shpesh dhe me shumë arsye ka mendime të dyta dhe të treta se çfarë duhet, çfarë mund dhe dëshiron të bëjë, çfarë është e mirë për veten, për fëmijët, por edhe për partnerin tjetër, të cilët shpesh vazhdojnë të dashurohen deri në momentin e fundit…

Është e vërtetë që një fund nuk është aspak i lehtë… Në fund të fundit, “Unë nuk dua, nuk mundem më”, nuk do të thotë domosdoshmërish “Unë ju urrej!”. Njerëzit (zakonisht) janë në dhimbje të thella kur ndahen  (edhe kur ata vetë e duan). Në fakt, shumë herë kemi gabuar me ta, duke mos qenë në gjendje t’i njohim këto ndjenja (“kur nuk e donit, pse po e bëni këtë tani?”).

11

Të gjithë duhet të shohim të dy polet e emocioneve dhe jo vetëm pozitiven, lehtësimin, çlirimin… Ekziston edhe ana e errët ku partnerët janë vajtojnë, u dhemb për fundin e një epoke të tërë, një pritje, një ëndërr, një vetvete e investuar…, dhe një gjë e tillë nuk është kurrë e lehtë. Sidomos kur flasim për një familje me fëmijë…. Është e vërtetë që ajo që shpesh dëgjojmë “nuk ndahemi për fëmijët”, pa marrë parasysh sa klishe dhe e parëndësishme tingëllon, është një vështirësi e madhe dhe objektive, të cilën e kupton vetëm dikush që e gjen veten në një pikë të ngjashme!

Ndoshta nëse mendojmë për mirë, kjo dhimbje dëshmon dinjitet…

Përpara gotës së hidhur të ndarjes, le të heshtim, duke treguar respekt. Duke treguar mirëkuptim për palët e përfshira, duke i ndihmuar ata në drejtimin që u duhet, aty ku ata kanë nevojë, që e duan atë dhe e shprehin. Sado kontradiktore dhe paradoksale  tingëllojnë nganjëherë kërkesat e tyre, është e rëndësishme për ata që janë divorcuar, për ata që janë duke provuar realitetin e një divorci, t’i ndihmojmë të plotësojnë nevojat e tyre. Të ndiejnë se jemi pranë tyre…

Divorci konsensual (si një akt eutanazie) kërkon/merr kohën e tij. Të dy (ish) bashkëshortët duan kohën e tyre. Sidomos/veçanërisht kur njëri prej të dyve nuk pajtohet dhe shpreson…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top