Marrëdhënie

May 4, 2020 | 8:02

Esmeralda Birçaj: Duhet të jesh burrë për të qenë grua

Shumë herë na ngacmojnë/bezdisin, duke na dhënë bizhuteri të ndryshme të çuditshme, çuditëse, egoiste, jo-komprometuese dhe me gjëra të ndryshme të tjera të bukura që kanë si qëllim të vetëm, të deklarojnë se është faji ynë që nuk kemi një marrëdhënie të duhur dhe të bukur.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Si mund të fajësohemi ndërsa rriteshim mbetëm të mbërthyer në reklamën përrallore të Vitamit, ku familja, në mes të lumturisë, hante/merrte mëngjesin. Sepse një burrë e do gruan e tij, edhe pas disa vitesh, ai e puth kur zgjohet ose kur hyn në shtëpi, ai përqafon me dashuri fëmijët e tij dhe se gjithçka është krijuar si ëndërr.

Dhe ne pyesim: Pse jo?

Pse është kaq gjë e keqe të qëndrosh në ato kohë?

Pse është kaq gjë e keqe të duash dhe të mendosh si atëherë?

Kur princi, me vetëm një këpucë xhami, e ktheu tërë fshatin për të gjetur zemrën e tij të preferuar dhe të martohej me të?

Kur babai im ecte njëzet km për të parë nënën time, që po shkonte te rrobaqepësja dhe xhaxhai im e vodhi xhaxheshën time natën, sepse nëna e saj nuk e dëshironte atë si dhëndër.

Gjërat tani, janë kaq të ftohta dhe pa dashuri dhe sigurisht që nuk i kemi bërë vetëm kështu.

Nuk është se duam dikë të gjatë, të bukur, me krahë të fortë dhe një trup të gjimnazur. Nuk është se ne po kërkojmë “perfektin” e përsosur sepse saktësisht edhe ne nuk jemi perfekt.

Por ne jemi në kërkim të atij që do të dalë përpara.

2

Ai që do të kundërshtojë të gjitha pengesat, dragonjtë, mbretërit e këqij, fjalët e përdredhura të vjehrrës dhe të palëve të treta për sytë e tij që e bën zemrën t’i rrahë dhe ai vetë të bëhet një djalë i vogël në krahët e saj.

Dikush që thjeshtë do të jetë dhe do të mbetet në anën tonë, do të na dojë për atë që jemi dhe, kjo dhe vetëm kjo, do ta bëjë atë të lumtur, duke na bërë po aq të lumtur dhe krenar për njeriun që kemi në krah.

Si kjo, duhet të jetë dashuri e vërtetë.

“Unë për ty dhe ti për mua” së pari, dhe pastaj të gjithë të tjerët.

Për të qenë në gjendje të shohim brenda nesh, duke parë nevojat tona më të thella dhe të njëjtën gjë të bëjmë edhe ne për ju.

Ne kemi nevojë që të na bëni të qeshim kur kalojmë kohë të vështira. Të na përqafoni dhe të na thoni “Do të kalojë!” kur e shohim gjithçka mal. Nuk duam që t’i zgjidhni. Nuk duam që t’i bëni ju  për ne. Ne thjeshtë duam që ju të jeni atje, të na përqafoni dhe të na tregoni se gjithçka do të jetë mirë.

Jeta është e vështirë, të gjithë e dimë.

A e ka fajin rutina? Detyrimet që u rritën, njerëzit që u tjetërsuan, miqësitë që humbën me kalimin e kohës, të fshehura prapa justifikimeve të pakuptimta dhe vrapimeve të përditshme? Janë fajtorë dhimbja e periudhës, ndjeshmëria dhe ndryshimi i humorit tonë, kur moti është i mjegullt dhe na bën të trishtuar?

Mund të jetë faji i bojës që nuk funksionoi, që ne ndjehemi që po rritemi/plakemi, kilogramët shtesë që fituam ose ata me të cilët mbetët shtatëzënë herën e fundit?

Një mijë e një gjëra të përditshme që na kthejnë vazhdimisht te mendimet që na rrotullohen në mendje, që na lodhin e na sjellin trishtim.

Kështu jemi ne gratë. Kjo është psikologjia jonë.  Të ndjeshme, të çuditshme.

Dhe mos mendoni! Ne e kuptojmë që ju lodhim se edhe ju jeni njerëz dhe keni konceptet dhe problemet tuaja.

Ne e dimë që roli që keni marrë ju bie rëndë dhe se, edhe ju jeni në ankth për gjithçka. Duke filluar, nëse do të fitoni para sot, apo nëse do të keni një punë nesër, deri në atë, nëse do të fitoni kampionatin apo nëse do ta fitoni bastin.

Por ne jemi si fleta e ndjeshme dhe duam të qëndrojmë.

Ne mund të kemi dalë për punë, mund të kemi marrë përsipër përgjegjësi, nisma dhe jemi sjellur shumë herë si ju por nuk është ajo që duam.

3

Ajo që duam vërtetë është të jemi gra. Të ndjehemi të dëshirueshme, të bukura dhe me epsh dhe të kujdeseni sikur të ishim një gjethe e ndjeshme, sikurse edhe ne do të kujdesemi në varësi të njeriut tonë.

Ne kemi nevojë që të na përqafoni dhe të na puthni kur ktheheni në shtëpi. Ndonjëherë, madje mund të na sillni edhe ndonjë çokollatë sepse “vogëlushja”brenda nesh nuk ndalet së kërkuari akte dashurie.

Dhe pastaj ne do të vendosim ushqim për ju dhe mbase midis punës së zyrës dhe detyrimeve të shtëpisë, do të kemi bërë një ëmbëlsirë për ju. Sepse ju duam dhe na pëlqen të kujdesemi për ju.

Duhet të vini dhe të na merrni nga shtëpia që të mund të dalim. Dhe atëherë ne do të biem dakort sipas gjykimit tuaj se ku do shkojmë. Do t’ju lejojmë t’ju besojmë.

Duhet të tregoni respekt kur jemi pranë jush dhe para të tjerëve dhe atëherë ne do t’ju lëmë hapësirë për të parë futboll dhe mbase ne mund t’ju ndihmojmë të gjeni rroba për të dalë dhe për të kaluar natën me miqtë tuaj pa u sharë/grindur.

Si përfundim, kur një njeri na pëlqen, ne dëshirojmë që ai të bëjë gjithçka që ne gjithmonë e dinim, siç bëjnë burrat. Duam që ai të na pretendojë. Dëshirojmë  që ai të vijë me guxim dhe të na kapë. Duam të gjitha ato/gjithçka  që keni ndaluar të bëni!

Ne dëshirojmë që të keni guximin të shprehni mendimin tuaj, ndjenjat dhe pikëpamjet tuaja. Ne duam që të na thoni çfarë ju shqetëson në vend që të heshtni, të na pretendoni në çdo lloj mënyre që mundeni kur na dëshironi.

U lodhëm duke marrë përsipër të gjitha rolet dhe pastaj na bërtisni se jeni burra. Duhet të merrni përsëri rolin tuaj në mënyrë që më në fund të marrim edhe ne tonin.

Dhe ne ju premtojmë, nëse kjo ndodh, mund ta lejojmë veten të jemi gra, kotele dhe çdo gjë tjetër që përfshin natyra jonë.

Ne mund të bëhemi më të ëmbla dhe më pak autoritare. Mund të ndalemi t’ju shikojmë me stilin e një mijë kardinalëve që ju zmbrapsin/largojnë dhe që e përdorim kur ndjehemi superior.

Por për ta bërë këtë, për të ndaluar të dukeni “disi” ju duhet të dukeni “drejt”.

Në mënyrë që ne të zbresim, ju duhet të shkoni lart. Kështu që filloni!

Jemi lodhur të shohim nëpër bare burra që i shikojnë gratë me orë të tëra, por që nuk guxojnë kurrë t’u afrohen atyre. Të ndikuar kaq shumë nga frika e refuzimit.

Jemi lodhur të shohim gjahtarë femra dhe burra pre. Duhet gjithmonë ta bëj femra hapin e parë, por pastaj ata nuk e pranojnë “tsabouk-ën” që vjen nga lëvizjet e saj.

Jemi lodhur duke parë burra, fshehur pas fustanit të nënës së tyre, duke qarë se ata nuk mund të jenë me gruan që duan sepse ajo nuk e aprovon atë.

Gjeni guximin, të na tërhiqni për dore dhe me vetëbesimin që nxjerr shikimi juaj na udhëheqni/drejtoni pa na dhënë zgjedhje, në atë rrugë ku princi drejtoi princeshën.

Aty ku ai ishte burri dhe ajo gruaja.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top