Në fokus

June 24, 2020 | 8:01

Esmeralda Birçaj: Ëndrrat kanë nevojë për dashuri për t’u realizuar

Realizimi i ëndrrës tuaj kërkon që ju të bëni zgjedhje. Nëse zgjedhjet tuaja vijnë nga zemra juaj dhe i ndiqni ato me dashuri dhe entuziazëm, atëherë rruga do të jetë kënaqësi e pastër. Dhe kjo do të tërheqë mbështetje. Siç sugjeron fjala “entuziazëm”, çdo veprim juaji do të përhapet me energjinë e perëndive.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Ndryshoni mënyrën si mendoni dhe bëjeni veten të zotërohet nga dashuria dhe jo nga nevoja. Merruni/kapuni me punën e krijimtarisë tuaj me një ndjenjë kënaqësie të thellë. Për një ditë, praktikoni duke thënë “Faleminderit!” për gjithçka që ju kërkohet të bëni dhe të shikoni nëse ka një ndryshim në mënyrën se si po shkojnë gjërat.

Kur isha fëmijë, bëja punët e shtëpisë ndërsa këndoja. Fillonim gjithmonë me “Whistling As You Work”, që na vendoste në humorin e duhur dhe vazhdonim me çdo muzikë të Broadway, çdo qëllim të Beatles dhe çdo këngë të Tom Jones dhe që mund të mendonim. Dhe ndërsa punonim, qeshnim shumë, luanim teatër dhe përgjithësisht argëtoheshim me shpirtrat tanë.

 

Në ditën e lavanderisë, të shtatë fëmijët i palosnim çorapet si topa. Një nga një ngriheshim dhe këndonim nga një këngë. Nëse ai që këndonte harronte fjalët ose i falsifikonte, i hidhnim çorapet e mbështjella si topa. Fëmija që përfundonte me topat më të shumtë, duhej të vendoste të gjitha rrobat e pastra në vendin e tyre. Diçka që mund të ishte një punë e mërzitshme dhe e pafund u bë aktiviteti ynë i preferuar gjatë fundjavës.

2

Eksitimi është ngjitës. Brenda një kohe të shkurtër, të gjithë fëmijët në lagje donin të ishin në shtëpinë tonë në Ditën e Bougainvillea. Shumicën e kohës ishin fëmijët e fqinjëve tanë, të cilët përfundonin duke rregulluar rrobat tona të lara, por që nuk dukej të shqetësoheshin shumë. Argëtimi i’a vlente.

Jeta ndryshon kur ndalon “duhet”. Edhe pse ndonjëherë opsionet/zgjedhjet duket se janë të pakta, e dinim që gjithmonë ekzistojnë mënyra për të lënë një situatë të keqe për një gjendje/situatë më të mirë. Shumë prej nesh janë aq të qetë brenda mjerimit dhe e pranojmë në mënyrë të pakontrollueshme abuzimin ose anullimin e qëllimeve tona, sa që në fund mjerimi ynë duket normal. E vërteta është se vuajtja nuk është zgjidhja juaj e vetme.

Ekstrakt nga libri i Sonia Choquette – “Zemra jote ka të drejtë”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top