Ne njerëzit kemi turp për gjërat që nuk duhet t’i bëjmë dhe kështu e bëjmë jetën tonë martirizuese…

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1
Ne kemi turp për peshën tonë. Ne kemi turp për pamjen tonë. Ne kemi turp për atë që bota do të mendojë për ne.
Ne kemi turp për gjërat që nuk i dimë. Ne kemi turp për makinën ose rrobat që vjetërohen. Ne kemi turp që nuk jemi të parët, më dinamikët, më të famshmit, më të pasurit dhe nuk e di se çfarë…
Ne kemi turp për sëmundjen tonë. Për depresionin. Për sulmet e panikut. Ne kemi turp për zinë tonë – sikur të mos mjaftojë kryqi që tashmë mbartim.
Ne njerëzit kemi turp për një mijë e një gjëra.
Për gjërat për të cilat do duhej…
Vetëm për një gjë duhet të turpërohet dikush…
Për mëkatin e penduar.
Kjo do të thotë, për atë që na ndan nga Zoti dhe njeriu ynë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.