Këshilla & Arsye

August 31, 2020 | 8:08

Sërish në shkollë! Këshillat bazë që duhet të ndiqni për të mbajtur larg Covid-19

Ndërsa prindërit dhe nxënësit po bëhen gati për vitin e ri shkollor, i cili këtë herë hapet në mes të një pandemie që nuk dihet sa zgjat, e po ashtu nuk dihet si do ndikoje tek numri i të infektuarve, ka disa gjëra të thjeshta që duhen ditur për ta mbajtur larg Covid-19.

Më poshtë keni të renditura disa këshilla që të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe studentët duhet të kenë parasysh vetë:

118555226_2401859733441050_2761785307290763807_n

– Përpiquni ta konsumoni pushimin në ambient të hapur, në hyrjen jashtë shkollës apo në oborrin e saj, gjithnjë duke evituar edhe grumbullimet e mëdha pranë njëri-tjetrit.

– Evitoni radhën e gjatë për të dalë nga klasa në përfundim të mësimit, por dilni njëri-pas tjetrit deri sa klasa të boshatiset.

– Nëse vini re se mjeti i transportit me të cilin shkoni në shkollë, është i tejmbushur me nxënës, bëni diçka që kjo të ndryshojë dhe mos pranoni të lëvizni me atë automjet.

– Qëndroni me miqtë tuaj më të afërt dhe zvogëloni ndërveprimin midis grupeve të ndryshme.

– Nëse dikur ndërronit rrobat në dhomat e fiskulturës, komunikoni me mësuesen për të menduar diçka tjetër, ose për t’u ndërruar me radhë në dhomë, njëri pas tjetrit, për të evituar grumbullimin.

– Mbani maskë gjatë gjithë procesit mësimor, por edhe në autobusin e shkollës.

Për prindërit:

118599781_2400346623592361_7585229383958327596_n

-Sigurojini fëmijës tuaj një maskë të pastër dhe një maskë rezervë çdo ditë, në një qese të pastër.

– Pajisuni me dezinfektantë dhe letra të lagura dhe përdorini ato herë pas here.

– Lani duart shpesh dhe mos harroni t’i lani ato direkt sapo mbërrini në shtëpi.

– Mos pranoni të hyni në klasë, nëse ambienti nuk duket i pastër dhe përreth ka mbeturina.

– Përpiquni të mos fiksoheni pas Covid-19 dhe të përqendroheni në mësim, gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top