Marrëdhënie

July 24, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Le të ecim në plazhe të lira dhe të bukura me kilogramët dhe shenjat e rrudhosjes

Në verë, shumica e grave nuk ndjehen rehat me trupin e tyre dhe shqetësohen për kilogramët shtesë, shenjat e shtrirjes/rrudhosjes dhe celulitin që mund të kenë. Frika nga plazhi se si pjesa tjetër do të gjykojnë trupin tonë, krijon nevojën që ne të fillojmë dieta dhe të fshehin pjesë të trupit tonë.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Këtë vit, më shumë se kurrë, ndoshta duhet të mendojmë për atë që ka me të vërtetë rëndësi dhe të shijojmë pushimet tona me besim dhe gëzim. Teksti i mëposhtëm, vjen për të na kujtuar:

“Shoh që ka filluar përsëri e njëjta histori. Si trupi ynë në plazh prish estetikën për disa. Ata nuk mund të durojnë ta shohin trupin tonë.

Trupat tanë. Që kanë kile, shenja shtrirje, celulit, gjinj të varur ose relaksim.

Trupa të rrudhur, të lodhur, të moshuar. Sepse shihni në botën e përsosmërisë që duhet të jeni perfekt. Te jeni perfekt!

1

Të jeni grua e mbuluar. Nëse nuk i plotësoni kushtet nuk keni të drejtë të shkoni për të notuar. Nuk duhet të vishni bikini, pantallona të shkurtra.

Ju duhet të jetoni në izolim, të krijoni faj në veten tuaj për kilogramët që nuk mundët të humbitnit. Fajësojeni veten për ata që ushqyet me gji, për lindjet, shtatzënitë…

Fajësoni kohën që kalon mbi ju.

Thoni se e ka fajin metabolizmi. E ka fajin plakja.

Të keni turp! Po. Turp që ju nuk jeni ajo e posterit, “idealja”, që nuk përshtatet/futet në masën XS.

Ndjeheni të pakëndshme sa herë që ngriheni nga shezlloni dhe ecni para tyre. Sepse do të shqetësohen. Trupi juaj do t’i shqetësojë ata. Do t’i neverisë ata.

Është tokësor. I vërtetë. I rrudhosur. Vajza, një është përgjigjja. Dërgojini në ferr!

Ecni lirshëm dhe bukur si jeni. Me kilogramët, shenjat e shtrirjes/rrudhosjes, gjoksin e rënë…

Banja të mira vajza! Dhe mbani mend gjithmonë: “Na duan!”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top