Mirëqenie

May 21, 2020 | 8:03

Esmeralda Birçaj: Liria, të jesh ai që je!

Nëse ju duan sepse ju nevojitesh… Ata nuk ju duan. Ata kanë nevojë për ju.

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Nëse e ndjeni që për të qenë të dashur, duhet të jepni dhe të jeni të dobishëm, nuk e doni veten. E përdorni!  Ka njerëz që do të duan për atë që ju jepni dhe jo juve.

Njerëz që do të kthehen tek ju, sepse kanë nevojë për ‘thesarin’ tuaj, dritën tuaj, dashurinë tuaj. Jo për ty! Njerëz të cilët do të jenë të dashuruar me dashurinë tuaj.

Do të mësoni t’i dalloni ata kur të mësoni të dashuroni pa pasur nevojë të jeni të dobishëm. Do t’i njihni kur mund të dashuroni duke i dhënë liri vetes dhe tjetrit.

Liria të jesh ai që je. Liria të jetë ai që është. Ose kur jepni…, ose kur ndaloni së dhëni.

Marrëdhënia nuk është e formuar ekskluzivisht nga ato që japim. Por edhe nga ato që nuk kemi dhënë akoma ose që nuk do t’i japim kurrë. Sepse brenda jush, në fshehtësi, në heshtje prisni personin që do t’ju dashurojë siç jeni, çfarëdo që të jesh, çfarëdo që të kesh.

Atë që do të ndjejë kur të shikon, kur të dëgjon, kur të prek, atë që kur të sheh….,  dridhet, kur zemërohesh, kur distancohesh, kur shtypesh, kur je 1000 dhe 1 vetvetja.

Atë që do të të dojë ty…., jo sa të bukur e bën dashuria jote.

PS: Të ofroni është një pjesë e dashurisë suaj, jo e gjithë dashuria. Mësoni të pranoni dashuri, jo vetëm të ofroni!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top