Mendoj të vendos disa gjëra në vendin e tyre që të zgjidhen disa keqkuptime dhe interpretime të gabuara!
Ju lutem, më dëgjoni!
Shtrati i një burri nuk është një pistë, nuk është prezantimi i koleksionit të ri të veshjeve të brendshme të verës, një shtëpi e njohur e modës, as një vitrinë për modën e re të hairstyle dhe kozmetikës. Shtrati i një burri nuk ka asnjë lidhje me atë të një psikologu, as nuk është një shtrat për diskutim. Shtrati për një burrë është një vend i shenjtë, nga cilado anë ta shikoni.
Prandaj, vajzë e mbarë, nuk ka asnjë arsye, të harxhosh të gjithë energjinë tënde për ta paraqitur veten të përsosur dhe të palëkundur për këtë. S’ke nevojë të shqetësohesh fare nëse je e bukur, se mos të prishen flokët, se mos të prishet manikyri, se mos bën ndonjë mavijosje në trupin tënd ose ke ndonjë papërsosmëri. Asnjë nga këto nuk ka rëndësi për një burrë në atë kohë.
Gjërat janë shumë më të thjeshta nga sa mendoni/besoni.
Të jesh në të, të jesh me të në atë moment, do të thotë se e meriton atë dhe se e ke fituar. Do të thotë që ai ju pëlqen dhe ju jeni zgjedhja e tij, çfarëdo qoftë ajo, çfarëdo që të vishni.
Gjëja e fundit që do të shohë është nëse flokët tuaj janë në vend, nëse rimeli i vetullave të tua është në rregull dhe nëse të brendshmet tuaja janë prej mëndafshi. Gjëja e fundit për të cilën ai kujdeset është imazhi juaj i rregulluar mirë.
Të gjitha këto i ka parë më parë. Të jesh e sigurtë!
Të gjitha këto i ke arritur përpara se të arrish atje me të, e keni arritur qëllimin tuaj, të vlefshëm dhe të drejtë. Tani nuk duhet të ketë vend për mendime obsesive dhe pyetje të pasigurta. Tani mendja dhe trupi juaj duhet të jenë atje, të gatshëm të dorëzohen dhe shkërmoqen, për atë që po ndodh. Tani është mjaftë e qartë që ti e ke simpatizuar atë dhe se ai të pëlqen. Mos ki dyshime për të.
Sepse ajo që ndodh është vetëm dashuri dhe nuk ka asnjë lidhje me konkurset e bukurisë. Sepse te ajo që po ndodh mbizotëron pasioni, epshi. Ai bën dashuri dhe jo konfirmim. Tashmë ti e ke marrë konfirmimin.
Sepse, dashuria vajzë e dashur, është mërzitur tepër nga bisedat e shumta. Sepse dashuria është një udhëtim pa kthim, në vendet e hijeshisë dhe në vendet e panjohura.
Sepse dashuria nuk dëshiron kozmetikë. I ka ato vete!
Dashuria dëshiron trupa të ekspozuar, flokë të përzier, plagë në lëkurë dhe shi në çarçafë. Dashuria kërkon nënshtrim dhe përkushtim, një prani universale, një logjikë jo-ekzistuese dhe një zhytje të thellë. Dashuria shkërmoqet ëmbël, prish “ashtu si duhet”, shuan heshtjen dhe i bën ata të bërtasin/ulërijnë. Ai mbyll sytë dhe hap shqisat, kërkon kontakte, trupa dhe shpirtra të shtrënguar në arenë.
Sepse dashuria moj vajzë, është një zot i luftës që është plot djersë dhe i etur me pasion. Ai hedh maskat, të heq rrobat, të merr aty ku dëshiron dhe bën gjithçka që dëshiron.
Sepse dashuria nuk hyn në dritare dyqanesh, nuk është në shitje, nuk është e mirë, as model.
Dashuria është vampir, që nuk i pëlqen dritat dhe nuk dëshiron fenerë përballë saj.
Dashuria është fëmijë, që s’duron “chatterboxes”, s’mund të qëndrojë me njerëz bisedues por dëshiron të luajë.
Dashuria është e verbër, ajo bën imazhe vetë, ka shije të çuditshme dhe asgjë të shëmtuar.
Kjo është arsyeja pse unë po ju them, pushoni së qëni e përsosur, ai nuk ju dëshiron në mënyrë të përsosur. Dëshiron të jesh atje. Mos e tjetërsoni me pyetje të panevojshme dhe prezencë “pothuajse”, i lini pasiguritë tuaja idiote për më vonë, “nënshtrohuni” në betejë plotësisht. Prish flokët e tua dhe jo momentin, prish përsosmërinë tënde dhe jo aktin, thyej shtratin dhe jo nervat e tij, luaj me të dhe jo me durimin e tij. Lëreni që t’ju tregojë se sa ju pëlqen dhe sa ju do, pa i dhënë asnjë frenë.
Lironi mendjen tuaj nga mendimet e panevojshme, fobitë dhe fantazmat, pyetje të pakuptimta, vetë-kritika dhe vetë-flagelacioni, obsesione dhe pasiguria. Dhe jetojeni!
Dhe mbani mend diçka, të paktën në atë moment, në sytë e tij ju jeni më e përsosura nga të gjitha!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.