Thonë se një herë në jetën tuaj, vetëm një herë, vjen një njeri që është i destinuar të jetë me ju. Njeriu që do të ” fiksohet” menjëherë, pa përpjekje. Ai nuk do të jetë njeriu që do t’ju ngrejë ose që do t’ju bëjë të fluturoni nëpër re. Përkundrazi, do të jetë ai që do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.
Nuk do të keni frikë të ecni me të në rrugët që nuk keni guxuar kurrë të shkoni. Do t’ju thotë “shkojmë” dhe nuk ju intereson të pyesni “ku”.
Njeriu është një krijesë e çuditshme. I pakënaqur. Sapo të marrë atë që dëshiron, ai menjëherë dëshiron diçka tjetër. Diçka më shumë. Dëshirat ndryshojnë në varësi të rrethanave, situatave dhe përvojave. E rëndësishme është të gjeni si ato që dëshironi edhe ato që ju nevojiten e që meritoni. Por më shumë nga të tre-ja është ajo që meritoni. Dhe ajo që ju meritoni është e lidhur drejtpërdrejt me atë që jeni. Ne priremi të prishim atë që kemi, duke dashur atë që nuk kemi. Por ajo që keni tani ishte dikur e para e asaj që nuk keni pasur.
E vërteta është se nuk mund të kërkoni pa qenë në gjendje të ofroni. Ajo që ne meritojmë nuk duhet të jetë dhe nuk është rezultat i asaj që kemi kaluar, por nga ato që mund të ofrojmë pikërisht, për shkak të të gjitha atyre të mëparshmëve në të cilat kemi jetuar. Jeta nuk na ka borxh, na përgatit. Më e mira nuk vjen kur e prisni, vjen kur të jeni gati ta vlerësoni.
Do të vijnë shuplaka dhe zhgënjime. Të dyja gëzimet dhe dhembjet. Gjëja më e rëndësishme është ndershmëria dhe integriteti. Ndershmëri ndaj vetvetes dhe integritet ndaj të tjerëve. Asnjëherë mos harroni se nga keni ardhur dhe nga ku keni filluar. Jeni ai/ajo që jeni dhe kjo është rezultati i gjithçkaje që keni kaluar. I përvojave të mira, të këqija dhe i atyre “të çuditshme”.
Të gjithë ata që kaluan pranë ju kanë lënë diçka. Në librin e jetës suaj, të gjithë kanë shkruar. Njëri një rresht, një tjetër një kapitull të tërë. Ndonjëherë fituat. Herë të tjera thjeshtë mësuat. Mësuesi më i mirë është gabimi juaj i fundit sepse ai mbart me vete të gjitha gabimet e mëparshme. Duhet të mësoni të jetoni pa lumturinë që do të vijë.
Për të qenë të lumtur, duhet të gjesh dy gjëra. Veten dhe njeriun tënd. Për sa kohë që nuk sakrifikoni për njëri-tjetrin. Të gjithë janë në kërkim të gjysmës tjetër të tyre ndërsa ata duhet të kërkojnë të plote/të gjithë pjesën tjetër të tyre. Me zemër bie në dashuri por dashuron me mendje.
Sigurohuni që të jeni dikush nga i cili dikush tjetër frikësohet të të humbasë nga jeta e tij.
Nëse mund të ishit dikush, do të zgjidhnit të ishit ju?
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.