Psikofakt

April 7, 2020 | 8:04

Esmeralda Birçaj: Nënë do të thotë dashuri: Nëna nuk tradhton, nuk heq dorë, vetëm ju fal dashuri! 

 

Dedikuar nënës sime

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Nëna është dashuri. Dashuri e pastër, vetëmohuese për fëmijën që ka lindur ose jo, për fëmijën që rrit e kujdeset, ajo bën gjithçka që fëmija të bëhet një person i drejtë dhe i mirë.

Nëna as nuk tradhton dhe as nuk heq dorë. Ajo fal vetëm dashuri. 

Nënë është çdo grua në këtë tokë që është engjëlli kujdestar i një fëmije, pa marrë parasysh sa vjet kalojnë. Nënë nuk është gruaja që thjeshtë do të sjellë një fëmijë në këtë botë…

Nënë është gruaja që nuk do të hezitojë të mbledhë copat tuaja edhe nëse gjakoset. Gruaja që nga momenti i ngjizjes, lindjes apo shikimit të parë, prish egon dhe bëhet ti… Gruaja që ju pranon për atë që jeni dhe jo për atë që dëshironi të jeni…

Nënë është gruaja që do të thotë nuk kam uri me qëllim që të hash ti, edhe pse ajo do e donte aq shumë pjesën e fundit të byrekut. Nënë është gruaja që e sheh fëmijën e saj pas dyerve të mbyllura dhe e mbron atë nga dritaret e hapura. Është gruaja që di të shërojë me përqafimin, dashurinë dhe puthjen e saj magjike…

Nënë është gruaja që kupton atë që ju shqetëson pa e thënë ti vetë. Nënë është gruaja që nuk ka kohë të sëmuret, e cila me sa duket mund të ketë dhjetë duar, dhjetë këmbë për t’u kujdesur, gatuar, larë, hekurosur, lexuar, luajtur, përqafuar por që ikona praktikisht ka vetëm dy… Nëna është dashuri. Është çdo grua që thjeshtë mund të dashurojë një fëmijë.

Nëna nuk tradhton, nuk heq dorë, vetëm dashuron…. dhe dashuria për mua, nuk është gjë tjetër veçse tejkalim… Nëna është gruaja që rrit fëmijën e saj pa egoizëm, është gruaja që e rrit fëmijën  vetëm me dashuri. Nënë është gruaja që birësoi 17 fëmijë sepse kishte brenda vetes vetëm dashuri. Nëna që nuk e dha fëmijën e saj për birësim, megjithëse nuk kishte vetë të hante.

2

Një nënë që rrit një fëmijë me Sindromën Daun, Hiperaktiv, Autizëm, Shurdh, me Aftësi të Kufizuara ose diçka tjetër që mund ta bëjë një person të ndryshëm, por krenohet me të, nuk e fsheh…. Nëna që lufton në spital për të fituar një ditë tjetër të jetës jo për veten e saj por për fëmijën e saj…. Nënë është ajo që di të mbyt lotët dhe dhimbjet e saj, vetëm që të të mos shqetësojë ty. 

Nënë është ajo që ju mëson të fluturoni që ju të gjendeni atje ku doni…. Nëna është ajo që e znukuroi jetën e saj që nga dita kur ju njohi për herë të parë…, që nuk ju ka thënë kurrë se sa shumë ka qarë për ju. Nëna është ajo që nuk ju ka parë kurrë si gabim. Nëna është ajo që të sheh kur fle… Është ajo që ju fshin lotët, ajo që ju pëshpërit se gjithçka do të shkojë mirë edhe nëse ajo plas brenda vetes…

Nënë nuk është gruaja që ju lind, por ajo që ju krijon…! 

Kështu që sot dhe çdo ditë, të mos harrojmë të nderojmë nënat e vërteta, jo ato ‘të dukshmet’. Gratë që lindën ose nuk lindën fëmijë por që i donin. Gratë që humbën fëmijët e tyre, që i panë të vdesin, të vriten, të mbyten…, të gjithë fëmijët që humbën nënat e tyre, të gjitha gratë që zgjodhën të bëhen nëna për fëmijët jetimë, fëmijët e braktisur, fëmijët me aftësi të veçanta, me probleme shëndetësore dhe guxuan t’i përqafojnë dhe t’i duan…! 

Të gjitha gratë që rritën fëmijët e tyre pa baba, në çdo rrethanë.

Të gjithë ata që ishin të gatshme për të prerë mishin e tyre për të ushqyer fëmijët e tyre, por kurrë nuk shitën veten e tyre, askund, mendërisht ose shpirtërisht…

Sepse, mbi të gjitha, një fëmijë duhet të jetë krenar për nënën e tij, që kur të rritet të mos ecë me kokën ulur në kërkim të dinjitetit të tij të humbur, për veprimet e saj, si për ato që bëri ashtu edhe për ato që nuk e bëri…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top